• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zelenski - G-7: Rusia tenton ta tërheqë Bjellorusinë në luftën në Ukrainë, kërkojmë vëzhgues ndërkombëtarë në kufi

Zelenski - G-7: Rusia tenton ta tërheqë Bjellorusinë në luftën në Ukrainë, kërkojmë vëzhgues ndërkombëtarë në kufi
Kiev, 11 tetor 2022 (MIA) – Rusia tenton ta tërheqë aleatin e saj Bjellorusinë në luftën në Ukrainë, theksoi sot presidenti Volodimir Zelenski, duke folur në takimin e liderëve të G7. “Rusia tenton direkt ta tërheqë Bjellorusinë në këtë luftë, me provokimin se gjoja përgatisim sulm ndaj atij vendi”, tha Zelenski. Ai bëri thirrje që të sistemohen vëzhgues ndërkombëtarë në kufirin midis Ukrainës dhe Bjellorusisë "për ta ndjekur situatën e sigurisë". Zelenski u bëri thirrje vendeve anëtare të G7 që të ndihmojnë Kievin të blejë dhe vendosë sisteme të mbrojtjes ajrore pasi raketat ruse dëmtuan rëndë objektet energjetike të Ukrainës. “Ju lus t'i forconi përpjekjet e përgjithshme për ndihmë financiare për krijimin e mburojës ajrore për Ukrainën. Miliona njerëz do t'i jenë mirënjohës Grupit shtatë për një ndihmë të tillë”, tha ai në video fjalimin drejtuar liderëve të G7. Zelenski u tha liderëve të G7 se Vladimir Putin ende ka "hapësirë ​​për eskalim" pas sulmeve dy ditore intensive ajrore ndaj qyteteve në të gjithë Ukrainën, duke e përfshirë edhe Kievin. "Lideri rus, i cili tani është në fazën e fundit të qeverisjes së tij, ende ka hapësirë për eskalim të mëtejshëm", tha Zelenski, duke shtuar se ky është "kërcënim për të gjithë ne". fb/

QËNDRONI TË LIDHUR