Zelenski: Fico bën "gabim" duke u dakorduar me Moskën
- Udhëtimi kundërthënës në Moskë i kryeministrit sllovak, Robert Fico e nxiti presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski plotësisht ta kritikojë fqinjin e vet, transmetoi DPA.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:11, 13 janar, 2025

Kiev, 13 janar 2025 (MIA) - Udhëtimi kundërthënës në Moskë i kryeministrit sllovak, Robert Fico e nxiti presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski plotësisht ta kritikojë fqinjin e vet, transmetoi DPA.
"Ishte gabim i qartë për Ficon të besojë se mund t'i vazhdojë punët e tij të turbullta me Moskën në kohë të pacaktuar", shkroi Zelenski në X.
Rrëfimi i Zelenskit për ngjarjet është si në vijim: Para se të ndalojë tranziti i gazit rus nëpër Ukrainë, Kievi deshi ta ndihmojë Sllovakinë, por Fico "në mënyrë të paturpshme e hodhi pishtë" këtë ofertë, edhe prëkundër asaj që ishte paralajmëruar nga shumë politikanë evropianë.
Tani ai po tenton "t'ia hedhë fajin të tjerëve me Pi-Ar, gënjeshtra dhe akuza të rrejshme", shkroi Zelenski.
"Por, problemi është se ai ka vënë bast për Moskën, jo për vendin e tij, jo për Evropën e bashkaur dhe jo për mendjen e shëndoshë. Ky ishte bast i pasuksesshëm mu prej fillimit", theksoi Zelenski.
Fico udhëtoi drejt Moskës mu para Krishtlindjes dhe bisedoi me presidentin rus, Vlladimir Putin për mundësinë që Sllovakia të furnizohet me gaz natyror rus.
Kievi e ndërpreu kontratën për tranzit me Evropëb në fund të vitit me qëllim që Moska të mbetet pa të ardhura për qëllimet ushtarake.
Mijëra njerëz të premten protestuan në 15 qytete sllovake kundër politikës për Ukrainën të nacionalistit majtist Fico. Ata e akuzuan për kurs prorus dhe për "tradhti" ndaj aleatëve perëndimoreë dhe Ukrainës fqinje, e cila është sulmuar nga Rusia.
Organizuesit e demonstratave e kritikuan udhëtimin e Ficos në Moskë si "bindje" ndaj interesave ruse. ab/