Zelenski e vizitoi rajonin kufitar për herë të parë pasi forcat ukrainase hynë në Rusi
- Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot e vizitoi kufirin ukrainas-rus në rajonin Sumi për herë të parë pasi forcat ukrainase hynë në Kursk, rajon kufitar i Rusisë.
- Post By Qefsere Abduli
- 16:02, 22 gusht, 2024
Kiev, 22 gusht 2024 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot e vizitoi kufirin ukrainas-rus në rajonin Sumi për herë të parë pasi forcat ukrainase hynë në Kursk, rajon kufitar i Rusisë.
Gjatë takimit me komandantin e lartë të armatës, gjeneralin Aleksandar Sirski, Zelenski tha se forcat ukrainase e morën edhe një vendbanim tjetër në rajonin Kursk të Rusisë dhe kanë kapur më shumë ushtarë rus, për të cilët shpreson se do t'i shkëmbejë me ukrainasit e zënë rob.
Nga ana tjetër, Ministria ruse e Mbrojtjes sot njoftoi se ushtria e saj e ka marrë nën kontrollë fshatin Mezhove në rajonin e Donjeckut ukrainas pjesërisht të pushtuar.
Më herët sot ishte njoftuar se gjatë sulmit ukrainas me dron ka shpërthyer zjarr në një objekt ushtarak në jug të Rusisë. qa/
Foto: EPA