• e premte, 05 dhjetor 2025

Zekolli-Sheqiri: Segmenti që përurojmë sot është dëshmi se vizioni ynë po realizohet me vepra konkrete dhe në shërbim të njerëzve

Zekolli-Sheqiri: Segmenti që përurojmë sot është dëshmi se vizioni ynë po realizohet me vepra konkrete dhe në shërbim të njerëzve

Shkup, 13 korrik 2025

I nderuar Kryeministër z. Mickoski,

I nderuar zëvendëskryeministër i parë z. Izet Mexhiti,

I nderuar Ministër i Transportit z. Nikolloski,

I nderuar Drejtor i Ndërmarrjes për Rrugët Shtetërore z. Trajanovski,

Të nderuar kolegë, mysafirë të pranishëm, dhe mbi të gjitha – të dashur qytetarë,

Sot jemi këtu për të shënuar një arritje konkrete për vendin: vënien në funksion të një segmenti prej 20 kilometrash tëautostradës Kërçovë–Ohër, nga tuneli i Vërbranit deri nëvendbanimin Botun.

Ky nuk është vetëm një projekt i përfunduar. Ky është një hap i madh në ndërtimin e një prej korridoreve më të rëndësishmetë vendit tonë – Korridorit 8, që lidh Maqedoninë e Veriut me vendet fqinje dhe e pozicionon vendin tonë si një urë lidhësemes Lindjes dhe Perëndimit.

Autostrada Kërçovë–Ohër është një pjesë kyçe e Korridorit 8, së bashku me segmentet Tetovë–Gostivar dhe Gostivar–Kërçovë. Sot, me vënien në funksion të kësaj pjese të këtijsegmenti, jemi një hap më afër përfundimit të një prejprojekteve më të rëndësishme për vendin tonë

Në ndërkohë, po punohet intensivisht edhe në segmente tëtjera dhe koridore tjera të rëndësishëme që do të forcojnëlidhjen rajonale të vendit.

Këto investime janë pjesë e një vizioni të qartë: të ndërtojmënjë Maqedoni të Veriut më moderne dhe më funksionale për tëgjithë qytetarët.

Krahas projekteve të mëdha, nga Qeveria dhe Ministria e Transportit kemi mbështetur edhe qindra projekte lokale nëpërkomuna, sepse besojmë se zhvillimi duhet të ndihet kudo si nëkorridore strategjike panevropiane, ashtu dhe në rrugët që tëçojnë deri te dera e cdo qytetari.

Ky segment që përurojmë sot është dëshmi se vizioni ynë porealizohet me vepra konkrete dhe në shërbim të njerëzve, sepse qytetarët tanë meritojnë punë e jo fjalë boshe.

Faleminderit për besimin dhe për bashkëpunimin.

Urime për këtë arritje të përbashkët!

______________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR