Zbuluesi i celularit, Martin Kuper mori çmimin për vepër jetësore
- Martin Kuper, njeriu i cili e shpiku telefonin celular, e fitoi Çmimin për vepër jetësore në Kongresin botëror për komunikime celulare në Barcelonë, Spanjë, panairi më i madh për komunikime pa tel në botë.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:56, 1 mars, 2023

Barcelonë, 1 mars 2023 (MIA) - Martin Kuper, njeriu i cili e shpiku telefonin celular, e fitoi Çmimin për vepër jetësore në Kongresin botëror për komunikime celulare në Barcelonë, Spanjë, panairi më i madh për komunikime pa tel në botë.
Duke e mbajtur në dorë prototipin e telefonit të parë celular të quajtur "tulla", prej para 50 viteve, Martin Kuper foli me optimizëm për të ardhmen e teknologjisë celulare. Duke e përshkruar veten si ëndërrimtar, Kuper shfaqi shpresë se përparimi në teknologjinë për telefoni celulare ka potencial t'i revolucionalizojë fushat siç janë arsimi dhe mbrojtja shëndetësore, por gjithashtu, shpehi shqetësim për rreziqet që telefonat e mençur i paraqesin për privatësinë dhe për të rinjtë.
"mendimi im më negativ është se tashmë nuk kemi privatësi sepse gjithçka për ne është xhiruar dhe e kapshme për dikë që ka mjaft dëshirë të fuqishme për ta parë apo dëgjuar", tha 94-vjeçari Kuper.
Krahas "erozionit të privatësisë", Kuper shprehi shqetësim edhe për shkak të "pasojave anësore" që i kanë telefonat e mençur ndaj sjfrytëzuesve të hapësirës së inteernetit, siç është varësia nga interneti dhe qasja më e lehtë për fëmijët drejt përmbajtjeve të dëmshme. ab/
Foto: Martin Kuper (Fejsbuk)