• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zaharova: Reagimi i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për vdekjen e Navallnit është vetëzbulues

Zaharova: Reagimi i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për vdekjen e Navallnit është vetëzbulues

Moskë, 16 shkurt 2024 (MIA) - Zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Marija Zaharova sot deklaroi se reagimet e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për vdekjen e liderit opozitar Aleksej Navallni janë "vetëzbuluese".

"Reagimi i liderit të NATO-s për vdekjen e Navallnit në formë të akuzave të drejtpërdrejta kundër Rusisë është vetëzbulues. Ekspertiza forenzike është në vijim, por konkludimet e Perëndimit tashmë janë gati", deklaroi Zaharova në Telegram.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka bërë thirrje Rusisë të përgjigjet në pyetjet lidhur me vdekjen e liderit opozitar, Aleksej Navallni dhe shtoi se është e domosdoshme të konfirmohen faktet lidhur m vdekjen e tij.

"Duhet t'i konfirmojmë të gjitha faktet, ndërsa Rusia duhet të përgjigjet në të gjitha pyetjet serioze për rrethanat për vdekjen e tij", tha Stoltenberg.

Zyra e Shërbimit federal ndëshkues-përmirësues e Rusisë për qarkun autonom Jamallo-Nenecka paraprakisht sot njoftoi se "Navallni është ndjerë keq pas shëtitjes dhe e ka humbur vetëdijen, pas çka pa sukses ka qenë i rianimuar, ndërsa shkaku po konfirmohet".

Ai ka vuajtur dënim 30-vjeçar me burg në atë rajon rus me akuzë për "ekstremizëm dhe mashtrim", ndërsa ishte i njohur edhe si kritik i ashpër i Kremlinit. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR