• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Zëvendësministrja Trajkova për vizitë pune në Bruksel

Zëvendësministrja Trajkova për vizitë pune në Bruksel

Shkup, 16 tetor 2024 (MIA) - Zëvendësministrja e Çështjeve Evropiane, Viktorija Trajkov prej sot gjendet për vizitë pune në Bruksel.

Trajkov, siç kumtoi Ministria e Çështjeve Evropiane, do të ketë takim me përfaqësues të lartë të administratës evropiane, si Valentina Superti, drejtoreshë e Drejtorisë për fqinjësi dhe negociata aderuese, Berta L. Domeneç nga Qendra për politika evropiane, e ngarkuar me politikë të zgjerimit dhe Ballkanin Perëndimor, eurodeputetët Marion Ualsman dhe Karlo Resler, Sigrid Bretel, udhëheqëse e departamentit për Maqedoninë dhe Shqipërinë në Drejtorinë për Fqinjësi dhe Negociatat e Anëtarësimit të BE-së, si dhe përfaqësues të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (KBR). rq/bsh/

Foto: Ministria e Çështjeve Evropiane

QËNDRONI TË LIDHUR