• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zëvendësministri Rexhepi mbikëqyri rikonstruimin e rrugës "Braqa Milladinovci" në Tetovë

Zëvendësministri Rexhepi mbikëqyri rikonstruimin e rrugës

Tetovë, 18 dhjetor 2023 (MIA)- Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi me anëtarët dhe këshilltarët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), kreu inspektim të rrugës "Braqa Milladinovci" (Vëllezërit Milladinovi) në Tetovë e cila po rindërtohet.

Rexhepi tha se Ministria e Financave ka rinovuar rrugë në të gjitha qytetet pa dallim të asaj se nga cila parti vjen kryetari. Rruga rinovohet me gjatësi prej një kilometër dhe do kushtojë 265 mijë euro. Varësisht nga rastet kohore pritet të përfundojë për katër deri pesë muaj.

"Bëjmë inspektim në punët e kësaj pjese të rrugës lokale veçanërisht rrugës 'Braqa Miladinovci'. Pas përfundimit të projekteve tjera që janë financuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, si bulevardit 'Bllagoja Toska', rrugës 'Goce Stojçevski' dhe rrugës 'Goce Dellçev' sot jemi dëshmitarë se ne si Qeveri pa dallim të proveniencave politike të kryetarëve të komunave përsëri punojmë dhe investojmë për të mirën e qytetarëve. Them se në afatin e paraparë sipas marrëveshjes këtë herë do të përfundojë", deklaroi zëvendësministri Bekim Rexhepi.

Në pyetjen e gazetarëve se deri ku është procedura për qarkoren për Tetovën, Rexhepi tha se Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ka dhënë miratim për ndërtim.

"Ministria e Transportit dhe Lidhjeve tashmë ka dhënë miratim për ndërtimin e unazës. Të gjitha procedurat nga ana jonë janë përfunduar dhe tani në Ndërmarrjen publike mendoj se kur do të fillojnë me punët do të informojnë. Në anën tonë ishte që procedurës t'i jepet miratim për këtë projekt dhe ky është një fillim i mirë përderisa tashmë është dhënë miratim për ndërtim", theksoi Rexhepi.

"Qytetarët të cilët nuk janë të kënaqur nga procesi ligjor i shpronësimit të Korridorit 8 të ngrenë çështje gjyqësore”, u përgjigj mes tjerash zëvendësministri në pyetjen e gazetarëve për qytetarët e Banjicës së Poshtme të cilët shprehën pakënaqësinë për shpronësimin përmes një proteste. ss/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR