Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Iseni për vizitë në SPB Shkup
- - Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, sot realizoi vizitë pune në Sektorin e Punëve të Brendshme Shkup ku u shqyrtua gjendja aktuale në sektorin më të madh të punëve të brendshme, sfidat me të cilat përballet si mungesa e kuadrit dhe mundësitë e zgjidhjes së tyre.
- Post By Fitore Curri
- 17:22, 26 shkurt, 2025

Shkup, 26 shkurt 2025 (MIA) - Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, sot realizoi vizitë pune në Sektorin e Punëve të Brendshme Shkup ku u shqyrtua gjendja aktuale në sektorin më të madh të punëve të brendshme, sfidat me të cilat përballet si mungesa e kuadrit dhe mundësitë e zgjidhjes së tyre.
"Edhe përkundër sfidave me të cilat përballet SPB Shkup konstatuan se siguria në qytet është e mirë dhe të gjitha kapacitetet e SPB Shkup janë vënë në funksion që të sigurohet siguria e qytetarëve. Njëherit, shpreha bindjen se SPB Shkup me profesionalizëm maksimal do të vazhdojë me dinamikën e njëjtë të punës, zbardhjen e veprave penale dhe sigurimin e rendit dhe qetësisë publike dhe stabilitetin në qytetin e Shkupit në interes të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë", theksoi zëvendësministri Iseni.
Ky takim është pjesë e një sërë takimesh që do të bëhen në sektorët e punëve të brendshme për njohjen e gjendjes në të gjithë sektorët dhe njësitë organizative të MPB-së. fc/
Fotografia: MPB