Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Iseni në takim rajonal në Tiranë
- – Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni sot foli në Takimin e parë rajonal të Komitetit Drejtues në kuadër të Aksionit të Përbashkët të BE dhe UNODC për promovimin e sundimit të drejtë dhe të mirë përmes masave të theksuara për kontroll të brendshëm në portet dhe aeroportet në Evropën Juglindore (Faza II) Program global për kontroll të udhëtarëve dhe kargo.
- Post By Fitore Curri
- 16:53, 4 dhjetor, 2024
Shkup, 4 dhjetor 2024 (MIA) – Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni sot foli në Takimin e parë rajonal të Komitetit Drejtues në kuadër të Aksionit të Përbashkët të BE dhe UNODC për promovimin e sundimit të drejtë dhe të mirë përmes masave të theksuara për kontroll të brendshëm në portet dhe aeroportet në Evropën Juglindore (Faza II) Program global për kontroll të udhëtarëve dhe kargo.
Nga MPB njoftuan se Takimi rajonal po mbahet sot dhe nesër në Tiranë, ndërsa është paraparë që të marrin pjesë përfaqësues nga niveli i lartë i udhëheqësisë nga Drejtoritë e Doganave, Ministritë e Punëve të Brendshme dhe organe të tjera kompetente të përfshira në zbatimin e Aksionit nga juridiksionet e Evropës Juglindore, përfaqësues nga Zyra e UNODC, Organizata Botërore e Doganave dhe partnerë dhe donatorë të tjerë. fc/
Fotografia: MPB