• e diel, 22 dhjetor 2024

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë, Izet Mexhit zhvilliu takim me ambasadoren e Kroacisë, Nives Tiganj

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë, Izet Mexhit zhvilliu takim me ambasadoren e Kroacisë, Nives Tiganj

Shkup, 27 shtator 2024

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot ka takuar ambasadoren e Kroacisë në Shkup, E.S. Nives Tiganj.

Mexhiti shprehu mirënjohjen për mbështetjen pa kursim që Kroacia i jep vendit tonë në proceset integruese evropiane, duke theksuar se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Qeveria janë të përkushtuara për përmbushjen e agjendës reformuese për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe kjo është e përcaktuar në mënyrë të qartë  në politikat dhe ligjet e qeverisë dhe në drejtim të favorizimit të rritjes, investimeve dhe punësimit.

Në takim u theksua se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor realizon shumë projekte të mbështetura nga BE-ja përmes programit IPA, duke përfshirë projektet e mëdha infrastrukturore, si dhe strategjitë kombëtare që kërkojnë një ekonomi të shëndoshë dhe se në vitet e fundit është bërë progres i dukshëm në këtë fushë pavarësisht se ka ende shumë sfida për tu tejkaluar.

Ambasadorja Tiganj i uroi Mexhitit për emërimin në postin e zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit për Mjedisin Jetësor dhe Planifikimin Hapësinor dhe konfirmoi gatishmërinë për të ndihmuar shtetin tonë me shkëmbim të përvojave në përparësitë programore për realizimin e bashkëpunimit brenda Instrumentit të Ndihmës Para-Anëtarësimit IPA dhe në afrimin dhe zbatimin e legjislacionit kombëtar në fushën e mjedisit me atë të BE-së.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Mjedisin Jetësor dhe Planifikimin Hapësinor theksoi se ekziston një koalicion i qëndrueshëm dhe se është i përkushtuar për të ndryshuar konceptin e qeverisjes, që nuk duhet të jetë vetëm simbolikë.

Të dyja palët ranë dakord se interesi i përbashkët është rinovimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit midis dy shteteve të nënshkruar në vitin 2002.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

___________________________________________________________

***МIА këto tekste i publikon në formë integrale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.***

QËNDRONI TË LIDHUR