Zëvendëskryeministri Mexhiti do të flasë në ngjarjen përfunduese të tuining-projektit të BE-së
- Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot do të flasë në ngjarjen përfunduese të tuining-projektit të BE-së "Mbështetja në implementimin e mbeturinave - Legjislatura për menaxhim dhe skema për përgjegjësi të zgjeruar të prodhuesit".
- Post By Arta Bunjaku
- 08:10, 16 janar, 2025
Shkup, 16 janar 2025 (MIA) - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot do të flasë në ngjarjen përfunduese të tuining-projektit të BE-së "Mbështetja në implementimin e mbeturinave - Legjislatura për menaxhim dhe skema për përgjegjësi të zgjeruar të prodhuesit".
"Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e Maqedonisë së Veriut, në partneritet me Fondacionin për mbrojtje të klimës së planetit të kaltër nga Hungaria, si partner kryesor, dhe Republikën e Austrisë, si partnere më e re, e finalizojnë implementimin e këtij tuining-projekti më 28 shkurt, pas 27 muajve të realizimit", kumtoi MMJPH.
Në ngjarje, krahas Mexhitit do të flasin edhe ambasadorët e Hungarisë dhe Austrisë, Andrash Klajn dhe Martin Pamer, si dhe Stefan Hudolin - udhëheqës për bashkëpunim në Delegacionin e BE-së në Shkup. ab/
Foto: МIА arkivi