• e martë, 26 nëntor 2024

Zëvendëskryeministri Mariçiq në një konferencë në Universitetin Harvard

Zëvendëskryeministri Mariçiq në një konferencë në Universitetin Harvard

Shkup, 10 shkurt 2024 (MIA) - Zëvendëskryeminsitri i parë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq po qëndron për vizitë pune dyditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të marrë pjesë në konferencën "The European Dream 2024: A Continent at the Crossroads“ në shkollën prestigjoze " Harvard Kennedy School " në Kembrixh, Masaçusets. 

Siç bëri të ditur Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE), Mariçiq gjithashtu do të realizojë takime me studentë nga vendi ynë dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor të cilët ndodhen në universitetin e Harvardit.

"Në kuadër të vizitës së zëvendëskryeministri Mariçiq do të realizojë takim me sekretarin e përgjithshëm të Shërbimit evropian për punë të jashtme (EEAS) i Bashkimit Evropian, Stefano Sanino dhe takime me përfaqësues të tjerë të lartë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR