• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zëvendëskryeministri i parë Mexhiti takoi ministrin për të drejtat e njeriut dhe pakicave të Malit të Zi, Fatmir Gjeka

Zëvendëskryeministri i parë Mexhiti takoi ministrin për të drejtat e njeriut dhe pakicave të Malit të Zi, Fatmir Gjeka

Shkup, 18 tetor 2024 (MIA)- Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti ka takuar sot ministrin për të drejtat e njeriut dhe pakicave të Malit të Zi, Fatmir Gjeka.

Gjatë takimit, siç informon MMJPH, Mexhiti dhe Gjeka biseduan për marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, të cilat i vlerësuan të shkëlqyeshme në të gjitha fushat.

"Dy bashkëbiseduesit theksuan se pas anëtarësimit të dy vendeve në Aleancën Veriatlantike, integrimi i plotë në Bashkimin Evropian ngelet prioritet për dy qeveritë, si i vetmi opsion për zhvillimin e gjithë rajonit.

Ministri Gjeka informoi se Mali i Zi realizoi me sukses censusin e popullsisë dhe është duke punuar për hapjen e kapitujve të ri për anëtarësimin e vendit në BE, ku është vërejtur rritje e mbështetjes së qytetarëve për 20 për qind.

Мexhiti dhe Gjeka u dakorduan që të intensifikohet komunikimi për arritjen e bashkëpunimit më të madh  mes dy vendeve, me theks në projektet që kanë të bëjnë me sfidat e mjedisit jetësor.

 

QËNDRONI TË LIDHUR