• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zëvendëskryeministri i parë Mexhiti nga Uashingtoni: Maqedonia e Veriut ka një fillim të ri, dallimi nga më parë është se ofrohen kuadro të reja, pa hipoteka, pa bagazh politik

Zëvendëskryeministri i  parë Mexhiti nga Uashingtoni: Maqedonia e Veriut ka një fillim të ri, dallimi nga më parë është se ofrohen kuadro të reja, pa hipoteka, pa bagazh politik

 Shkup, 10 shtator 2024 (MIA) - Maqedonia e Veriut ka një fillim të ri.  Në Qeveri ka partnerë që nuk bartin hipoteka nga e kaluara, por janë të gatshëm të përballen me korrupsionin, të angazhohen për zhvillim ekonomik dhe përmirësimin e standardit të jetesës. 

Këtë e deklaroi zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jtetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, i cili është për vizitë zyrtare në SHBA dhe ku me ftesë së Këshillit Atlantik merr pjesë në konferencën e nëntë vjetore për siguri energjetike të Evropës Qendrore dhe Lindore.

 "Bëhet fjalë për një koalicion të ri, i cili përbëhet nga katër subjekte politike të vetëm një viti më parë, që në thelb është gjë revolucionare në skenën politike të Maqedonisë së Veriut. Na duhet pak kohë për t'u harmonizuar, për të njohur njëri-tjetrin dhe për të funksionuar nën ombrellën e VLEN-it. Por, ndryshimi nga më parë është se ofrohet kuadër i ri, pa hipoteka, pa bagazh politik. Dhe mendoj se Maqedonia ka një fillim të ri. Ka partnerë në Qeveri që nuk bartin hipoteka nga e kaluara, por janë të gatshëm të përballen me korrupsionin, të angazhohen për zhvillim ekonomik dhe përmirësimin e standardit të jetesës. Fokusi ynë është te decentralizimi. Mendoj se e gjithë kjo do të japë dinamikë të re dhe do ta rikthejë shpresën tek të rinjtë që të mos e shohin si alternativë të vetme largimin nga vendi", ka deklaruar Mexhiti në intervistën për Zërin e Amerikës.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR