• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zëvendëskryeministri i parë Mariçiq për vizitë në Bruksel

Zëvendëskryeministri i parë Mariçiq për vizitë në Bruksel

Bruksel, 13 shkurt 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri i parë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq prej sot qëndron për vizitë pune dyditëshe në Bruksel, në suaza të së cilës do të takohet me ministren belge për Punë të Jashtme, Çështje Evropiane dhe Tregti të Jashtme Haxha Labib, vendi i së cilës është kryesues aktual me BE-në.

Përveç me Labib, Mariçiq sot do të takohet edhe zëvendës drejtorin e përgjithshme për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin Evropian për Politikë të Jashtme (EEAS), Marko Makovec, me udhëheqësin e Drejtorisë së përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim (GD NEAR), Gert Jan Kopman, si dhe me këshilltarin diplomatik të kryetarit të Këshillit të BE-së, Sharl Mishel për politikë të jashtme, Simon Mordju.

Në vazhdim të vizitës, zëvendëskryeministri Mariçiq nesër do të jetë pjesë e delegacionit zyrtar të udhëhequr nga kryeministri Talat Xhaferi, që do të qëndrojë në Bruksel. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR