• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Zëvendëskryeministri Bytyqi prezantoi mundësitë e investimit para biznesmenëve kinezë

Zëvendëskryeministri Bytyqi prezantoi mundësitë e investimit para biznesmenëve kinezë

Shkup, 6 tetor 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, ka zhvilluar sot një takim me një delegacion kinez të përbërë nga përfaqësues të disa kompanive kryesore kineze, të udhëhequr nga ambasadori i RP së Kinës në Maqedoninë e Veriut, Xhang Xuo.

Zëvendëskryeministri Bytyqi para biznesmenëve nga Kina prezantoi mundësitë dhe kushtet për të investuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se Qeveria u ofron të gjithë investitorëve të huaj masa të bazuara në ligj dhe transparente të mbështetjes për fillimin e një biznesi, të shoqëruara me mbështetje të fuqishme institucionale në realizimi i investimeve.

Zëvendëskryeministri Bytyqi, duke theksuar mjedisin atraktiv ekonomik në vend, theksoi se Maqedonia e Veriut ka pozitë strategjike në Evropë, me infrastrukturë të zhvilluar që mundëson transport të shpejtë dhe qasje në tregjet e vendeve evropiane.

Në takimin me biznesmenët kinezë mori pjesë edhe drejtori i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjiko-Industriale, Jovan Despotovski, i cili prezantoi kushtet për investim në zonat industriale në vend. sa/

Foto: Qeveria e RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR