• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zëvendëskryeministri Bytyqi nikoqir i delegacionit të biznesit nga Republika e Koresë

Zëvendëskryeministri Bytyqi nikoqir i delegacionit të biznesit nga Republika e Koresë

Shkup, 13 tetor 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koordinim të Resorëve Ekonomik dhe Investimeve, Fatmir Bytyqi, sot do të ketë takim me delegacionin e biznesit nga Republika e Koresë, të udhëhequr nga Jang Sung Min, këshilltar i lartë strategjik i Presidentit të Koresë së Jugut.

Siç njoftoi shërbimi për shtyp qeveritar, delegacioni i biznesit nga Koreja përbëhet nga përfaqësues të kompanive të njohura botërore Hyundai, Samsung, LG, Lote dhe O dës koreane të Tregtisë dhe Industrisë.

“Në takim do të harmonizohet teksti i memorandumit për bashkëpunim me të cilin do të vendosen bazat për bashkëpunimin e ardhshëm ekonomik ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Zyrës së Presidentit të Republikës së Koresë", thuhet në kumtesën.

Pas takimit janë parashikuar deklarata për mediat para pllajës së Qeverisë në ora 13:30. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR