• e enjte, 07 nëntor 2024

Zëvendës kryeministri i parë Izet Mexhiti takoi ambasadorin hungarez, Andrash Klein

Zëvendës kryeministri i parë Izet Mexhiti takoi ambasadorin hungarez, Andrash Klein

Shkup, 13 shtator 2024 (MIA) - Zëvendës kryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mezhiti priti sot në një takim pune ambasadorin e Hungarisë, Andrash Klein, me ç'rast e vlerësoi mbështetjen e  gjithanshme që Hungaria jep për Maqedoninë, si në plan bilateral, ashtu edhe në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Dy bashkëbiseduesit u dakorduan se dy qeveritë po bashkëpunojnë ngushtë në drejtim të përforcimit të marrëdhënieve bilaterale si dhe përshpejtimin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE.

Zëvendës kryeministri i Parë Mexhiti tha se  kryesimi i Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian nga ana e Hungarisë, e që është një prej organeve kryesore vendimmarrëse të bllokut, na jep mundësinë për një përshpejtim të progresit në rrugën integruese të vendit tonë.

Dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe rreth agjendës së gjelbër dhe rolin e vendit tonë në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Dy bashkëbiseduesit, siç kumtuan nga MMJPH-ja, u dakorduan se dy qeveritë po bashkëpunojnë ngushtë në drejtim të përforcimit të marrëdhënieve bilaterale si dhe përshpejtimin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE.

Mexhiti tha se  kryesimi i Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian nga ana e Hungarisë, e që është një prej organeve kryesore vendimmarrëse të bllokut, na jep mundësinë për një përshpejtim të progresit në rrugën integruese të vendit tonë.

Dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe rreth agjendës së gjelbër dhe rolin e vendit tonë në luftën kundër ndryshimeve klimatike. bsh/

Foto: MMJPH

QËNDRONI TË LIDHUR