• e mërkurë, 10 korrik 2024

Xhirohet seriali "Hari Poter"

Xhirohet seriali

 Los Anxhelos, 13 prill 2023 (MIA) - "Ejç-bi-o maks" e ka konfirmuar xhirimin e serialit televiziv "Hari Poter", në bashkëpunim me "Vorner bros Diskaveri". Deri më tani, nuk ka shumë detaje për tregimin apo se kush do t'i luajë personazhet kryesore, por  "varajeti" (Variety) shkruan se planifikohet krejtësisht një ekip i aktorëve të rinj (video).

“Letra juaj drejtuar Hogvorts është këtu. “Maks" e ka porositur serinë e parë televizive për Hari Poterin, një përshtatje besnike e librave ikonë”, kanë shkruar producentët në Tuiter së bashku me njoftimin e videos.  "Çdo sezon do të jetë autentik për librat origjinalë dhe do t'i sjellë Hari Poteri dhe aventurat e tij të pabesueshme para publikut të ri  në mbarë botën, ndërsa filmat origjinalë, klasikë dhe të dashur do të mbeten në zemër të markës dhe të disponueshëm për t'u parë në mbarë botën", thuhet në kumtesë. 

 Më tej, secili prej sezoneve do ta merrte thurjen nga një nga shtatë librat, që do të thotë se seriali do të xhirohej me vite. Paraprakisht ishte shkruar se autorja e librave, Xh.K. Rouling duhet të marrë pjesë në krijimin e serialit. Dhe ky lajm tashmë është konfirmuar.

 "Në partneritet me "Vorrner Bros. TV" dhe J]Xh.K. Rouling, ky serial iri do të zhytet thellë në secilin prej librave e kultit  që fansat kanë vazhduar ta shijojnë gjatë viteve", tha drejtori i "Ejç-bi-o", Kejsi Blojs.

Rouling do të jetë producent ekzekutiv, së bashku me Nil Bler dhe Rut Kenli-Lets. Dhe Dejvid Hejman është në bisedime për proucentin.

Shkrimtarja e botoi librin e parë të Hari Poterit në vitin 1997, ndërsa të fundit, të shtatën, në vitin 2007. ar/

Foto: IMDB 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR