• e mërkurë, 17 korrik 2024

Xhirohet serial për Brizhit Bardo

Xhirohet serial për Brizhit Bardo

Paris, 21 mars 2023 (MIA) - Televizioni francez "Frans 2" së shpejti do të transmetojë serialin për ish-aktoren e njohur Brizhit Bardo. Në rolin e seks-simbolit të shekullit të kaluar do të shfaqet e reja, e re dhe për momentin mjaft e panjohur Zhulia de Nunez.

 

Seriali "Bardo", i cili u prezantua së fundmi në Festivalin në Lil, por që është ende në xhirime, do të ketë gjashtë episode NGA 52 minuta. Data e saktë e prezantimit nuk dihet ende. Seriali i regjisores Daniela Tompson dhe djalit të saj Kristofer mbulon dhjetë vjet të jetës të së famshmes Brizhit Bardot - nga roli i saj i parë në 1950 deri në 1960, me theks në filmin kult të vitit 1956 - "Dhe Zoti e krijoi gruan".

 

"Ky nuk është një film biografik. Nuk më pëlqen kjo fjalë. Kjo do të jetë pjesë e jetës së aktores", tha regjisori.

Nga ana tjetër, vetë BrizhitBardo, e cila po i afrohet fundit të dekadës së nëntë të jetës, ka deklaruar së fundmi se “nuk do t'ia dijë për atë serial”, duke shprehur fare qartë indiferencën ndaj realizimit. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR