• e shtunë, 06 korrik 2024

Xhimi Batler për problemet e Majamit: Ka ende kohë, por jo shumë

Xhimi Batler për problemet e Majamit: Ka ende kohë, por jo shumë

Majami, 11 mars 2024 (MIA) – Basketbollisti më i mirë i Majami Hit, Xhimi Batler beson se ekipi i tij mund t'i zgjidh problemet e veta, por nuk ka shumë kohë për korrigjim deri në fund të sezonit të rregullt të NBA-së.

"Çdo ekip në këtë ligë ka lojtarë që shënojnë mirë. Ndoshta disa janë pak më të mirë se të tjerët. Nuk e di se me kë do të luajmë pastaj, por me këdo të luajmë, garantoj se ata kanë basketbollistë që mund të shënojnë në nivel të lartë. Ne si ekip thjesht duhet të bëjmë punë më të mirë në mbrojtje, të mbrohemi kundër këtyre lojtarëve në vend që t'i lëmë të vetëm. Ka ende kohë, por jo shumë", ka thënë Batler.

Majami Hit është finalisti i sezonit të kaluar. Pas 64 ndeshjeve të luajtura Majami është në vendin e 8-të në Konferencën lindore me 35 fitore dhe 29 humbje.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR