Xhenifer Lopez u përball me "propozues të papritur" në skenë
- Kantautorja amerikane, Xhenifer Lopez përjetoi një shqetësim të lehtë në koncertin në Allmati në kazakistan. Siç thuhet, një karkalec u ndal mbi të, më saktësisht në qafën e saj, ndërsa videoja mori disa dhejtëra mijë pëlqime në rrjetet sociale.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:02, 11 gusht, 2025
Allmati, 11 gusht 2025 (MIA) - Kantautorja amerikane, Xhenifer Lopez përjetoi një shqetësim të lehtë në koncertin në Allmati në kazakistan. Siç thuhet, një karkalec u ndal mbi të, më saktësisht në qafën e saj, ndërsa videoja mori disa dhejtëra mijë pëlqime në rrjetet sociale.
Këngëtarja vazhdoi e qetë të këndojë, edhe pse karkaleci e guduliste në qafë - siç pranoi edhe vetë ajo. Nuk lejoi që insketi t'ia tërheqë vëmendjen, e mënjanoi me dorë, kështu që me mjaft profesionalitet e zgjidhi gjendjen e paparashikueshme dhe e prëfundoi shfaqjen.
Lopez kumtoi video të ngjarjes së pari në fan-faqet e saja, e më pas edhe në profilin e saj.
"E zgjidhi si profesionuste", "U gjet shkëlqyeshëm, mua do të më kishte rënë të fikët atje", "Insekt fatlum", "Të më kishte ndodhur kjo mua, do të bërtitja", janë disa nga komentet e ndjekësve.
Xhej Lo e vazhdon turneun e vet "Up All Nigjt: Live in 2025" në hotelin "Kala di Volpe" në ishullin italian Sardinia. ab/
Foto: "Instagram"