• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Xhaferi-Zheljaskov: Bashkëpunimi ekonomik dhe lidhshmëria infrastrukturore ndërmjet Shkupit dhe Sofjes është e një rëndësie të madhe

Xhaferi-Zheljaskov: Bashkëpunimi ekonomik dhe lidhshmëria infrastrukturore  ndërmjet Shkupit dhe Sofjes  është e një rëndësie të madhe

Shkup, 14 nëntor 2023 (MIA) - Është shumë e rëndësishme që qëndrimi pozitiv ndaj takimeve dhe vizitave të ndërsjella të vazhdojë edhe në të ardhmen, sepse në këtë mënyrë dërgohen mesazhe për bashkëpunim më të madh parlamentar, gatishmëri për bisedë të hapur dhe futjen e rrymave të reja e të freskëta në politikën mes dy vendeve fqinje, theksoi kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në takim me kryetarin e Kuvendit Popullor të Republikës së Bullgarisë, Rosen Zheljazkov, i cili po qëndron për një vizitë pune në vend.

Siç kumtoi shërbimi për shtyp i Kuvendit, Xhaferi u zotua se toni i komunikimit, i cili nuk është në përputhje me nivelin e kërkuar, duhet të ndalet, para së gjithash, për hir të përmirësimit të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, si dhe për hir të anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Ai e përshëndeti bashkëpunimin e vendosur kulturor mes dy institucioneve kryesore të muzeve nga fusha e arkeologjisë në të dyja vendet, të cilat përmes ekspozitave dhe projekteve e promovojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore, si edhe vlerat e përbashkëta evropiane.

Kryetari Xhaferi theksoi se pjesëtarët e bashkësisë bullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut të cilët ndihen ndryshe nga bashkësitë tjera në vend, duhet të jenë ura e cila do i ndërlidhë të dyja vendet në të ardhme.

Në drejtim të procesit të integrimit të vendit tonë në BE, Kryetari Xhaferi theksoi se është në rrjedhë përfundimi i fazës së skriningut. Potencoi se jemi në proces të ndryshimit të Kushtetutës së vendit, dhe se pritet të sigurohet shumicë e dy të tretave në Kuvend.

Kryetari Zheljazkov falënderoi për mikpritjen dhe konfirmoi se Bullgaria e mbështet rrugën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut por me rëndësi është të implementohet Marrëveshja e miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve dhe të bëhen reformat e duhura. S

Sugjeroi për rëndësinë e parandalimit të përhapjes së gjuhës së urrejtjes dhe veprimit të përbashkët në drejtim të krijimit të bashkë ndjesisë mes popujve, edhe pse kjo është gjithmonë rruga më e vështirë, e cila megjithatë doemos të ndiqet në emër të mirëqenies së gjeneratave të ardhshme. Theksoi se burrështetasit e vërtetë doemos të mendojnë dhe të veprojnë në dobi të gjeneratave të ardhshme në të dyja vendet e jo si politikanë të cilët mendojnë vetëm për zgjedhjet e radhës, qëndron në kumtesë.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve është shumë i rëndësishëm, si edhe ndërlidhja infrastrukturore dhe intensifikimi i bashkëpunimit parlamentar me fokus në bashkëpunimin në kontekst të çështjeve evropiane. sa/

Foto: Kuvendi i RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR