• e hënë, 23 dhjetor 2024

Xhaferi: Zbatuam zgjedhje evropiane dhe kontribuuam në sjelljen evropiane të vendit

Xhaferi: Zbatuam zgjedhje evropiane dhe kontribuuam në sjelljen evropiane të vendit

Shkup, 10 maj 2024 (MIA) - Zbatuam zgjedhje evropiane në procesee zgjehdore të lira, të qeta, të drejta dhe demokratike në dy rrethet zgjedhore. Me këtë, me të drejtë mund të vlerësoj se kontribuuam për sjelljen evropiane të vendit, i cili synon të jetë anëtare e BE-së, porositi sot në konferencën për shtyp kryeministri teknik, Talat Xhaferi.

Ai në konferencën për shtyp në të cilën foli për punën e Qeverisë në 100 ditët e kaluara, theksoi se këto zgjedhje do të përmenden për atë se si mundet dhe si duhet të punohet në interes të qytetarëve dhe shtetit.

"U obligova para qytetarëve se do të mundësojmë shprehje të lirë të vullnetit qytetar në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Ky është obligim i ndarë në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet dhe unë si kryeministër dhe Qeveria e përmbushëm në mënyrë konsekuente. Konfirmim për fjalët e mija janëe dhe urimet dhe shprehjet e respektit të partnerëve tanë evropianë. Nëse për diçka vlerësohen kapacitetet evropiane dhe dmeokratike të një pushteti, atëherë ato janë zgjedhjet", tha Xhaferi.

Ai i falenderoi institucionet dhe qytetarët sepse, siç tha, ishin në lartësinë e pëgjegjësisë dhe kontribuojnë ndaj angazhimeve që shteti të përparojë sipas vlerave evropiane. 

"Mu kështu, me vepra punohet për idenë e madhe evropiane. Pres këtë proces ta ndjekë edhe përbërja e ardhshme qeveritare, sepse e ardhmja e Maqedonisë së Veriut, paqja, qetësia dhe perspektivat e qytetarëve janëd rejtpërdrejtë të lidhura me përparimin e eurointegrimeve dhe realizimin e anëtarësimit të barabartë në proces dinamik deri në vitin 2030", shtoi Xhaferi.

Sipas Xhaferi, tani duhet të vazhdohet rrugës evropiane, me shkrirjen e vullnetit qytetar në pushtetin e ri ekzekutiv.

"Qytetarët presin realizim të premtimeve, por edhe shoqëri stabile, të parashikueshme dhe stabile, në të cilën do të ndjehen të sigurt dhe në hap me botën e zhvilluar demokratike. Ballëlartë, me ndërgjegje të pastër dhe respekt të mundshëm ndaj të gjithë qytetarëve mund të vlerësoj se atë që e paralajmërova kur e mora detyrën se do të punoj në interes të të gjithë qytetarëve dhe sgtetit, edhe e zbatova. Konfirmova se emërimi im si kryeministër, si kryeministër i parë shqiptar është edhe një kontribut për demorkacinë. Vazhduam në rrugën strategjike euroatlantike, realizova takime të shumta në ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare", shtoi Xhaferi.

Siç tha, i kanë sjellë të gjitha vendimet e tjera të nevojshme të cilat janë të rëndësishme për cilësinë e jetës së qytetarëve, në pajtim me kompetencat nga Kushtetuta dhe ligjet.

"Këtu mendoj për zgjidhje të cilat i gjetëm për problemet prioritare, dhe në atë drejtim, është zbatuar koordinim efikas me dhe mes institucioneve. Duke ardhur nga Shtëpia ligjvënëse, pata mundësinë të kahëzohem edhe në çështjet të cialt ishin inicuar që më parë, e për të cilat pata mundësi të gjej zgjidhje në cilësinë e kryeministrit", potencoi Xhaferi. ab/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR