• e hënë, 23 dhjetor 2024

Xhaferi vlerëson se nuk duhet të ketë para të buxhetit për reklamimin e partive

Xhaferi vlerëson se nuk duhet të ketë para të buxhetit për reklamimin e partive

Shkup, 20 shkurt 2024 (MIA) - Kryeministri Talat Xhaferi vlerëson se nuk duhet të ketë para të buxhetit për reklamimin e partive. 

"Qëndrimi im është se nuk duhet të ketë para të buxhetit për reklama në kuptim të para zgjedhjeve. Por, do të shkoni në shtëpitë e juaja të pyesni se pse insistojnë pikërisht në atë ligj. Përsëri do të akuzohem, këtë e di, megjithatë qëndrimi im është se nuk duhet të ketë para të buxhetit për atë punë", tha Xhaferi gjatë vizitës së sotme në kampusin e Universitetit "Nëna Terezë" në Shkup. 

Potencoi se ai qysh në vitin 2019 kur kanë ndodhur ndryshimet në Ligjin për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) është deklaruar kundër kësaj çështjeje. 

"Ju e dini se qysh në vitin 2019 kishte ndryshime në Ligjin për ASHMAA, nenin e famshëm 42 dhe kur u deklarova atëherë se jam kundër asaj mediat veçanërisht pesë televizionet kombëtare më akuzonin se punoj kundër tyre. Nga ana tjetër, operatorët njëjtë akuzonin kundër tyre", tha Xhaferi. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR