• e hënë, 23 dhjetor 2024

Xhaferi uron 28 Shtatorin - Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve

Xhaferi uron 28 Shtatorin - Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve

 Shkup, 28 shtator 2023 (MIA) - Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, ua uron festën, 28 Shtatori - Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve, pjesëtarëve të komunitetit boshnjak në vend. 

"Më lejoni që në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, t’ju drejtoj urime të sinqerta me rastin e 28 Shtatorit - Ditës ndërkombëtare të boshnjakëve, me dëshirë që ditën festive ta kaloni me shëndet të mirë dhe disponim, në mirëqenie familjare dhe përparim të më të dashurve Tuaj", theksoi Xhaferi. 

 Ai thekson se ajo që bashkësia boshnjake është pjesë e shoqërisë tonë multietnike është vetëm edhe një kontribut pozitiv më shumë në vendin tonë të përbashkët.

 "Shteti ynë llogaritet ndër vendet shembull për atë që dinë ti respektojë diverzitetet mes veti, dinë të shfrytëzojnë përfitimet dhe bukuritë e atyre diverziteteve të cilat, kur ndërthuren me njëra-tjetrën, krijojnë një bazë të fortë për ndërtimin e një shteti të fortë dhe të avancuar në të cilin çdo qytetar është i orientuar kah një qëllim i vetëm - Republika e Maqedonisë së Veriut, anëtare e plotfuqishme e familjes evropiane të kombeve. Vend në të cilin çdo individ ndihet në shtëpi, punon, kontribuon dhe gjithsesi i gëzon të drejtat e njëjta", tha kryetari i Kuvendit.

 Xhaferi thekson se nuk është e kontestueshmese që bashkë kemi kaluar shumë sfida dhe vështirësi. Gjithsesi se të atilla na presin edhe në të ardhme. Mirëpo, shumë është më lehtë kur jemi të gjithë bashkë në anijen e njëjtë e cila e çon shtetin përpara ndërsa qytetarët tanë i gëzojnë standardet evropiane në shtëpi, ku gjithmonë është shumë më mirë. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR