• e hënë, 23 dhjetor 2024

Xhaferi - Tiganj: Kroacia mbështet fuqishëm perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut

Xhaferi - Tiganj: Kroacia mbështet fuqishëm perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut

Shkup, 15 shkurt 2024 (MIA) - Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut Тalat Xhaferi, sot u takua me ambasadoren e Republikës së Kroacisë në vend, Nives Tiganj, ku u theksuan marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, të cilat i lidh miqësia tradicionale dhe e sinqertë, të cilat janë kyçe për ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt dhe më të prosperuar për qytetarët e të dy vendeve, si dhe për të gjithë rajonin, informojnë nga pres-shërbimi qeveritar.

"Ambasadorja kroate Tiganj uroi Kryeministrin Xhaferi për mandatin e tij dhe shprehu mbështetjen e fortë për perspektivën evropiane të vendit. Njëherazi, konfirmoi se për Republikën e Kroacisë është me interes të madh zgjidhja e çështjes së dokumenteve të udhëtimit për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke e marrë parasysh kontributin e madh që e japin qytetarët tanë në ekonominë e tyre turistike", theksojnë nga Qeveria.  

Nga atje njoftojnë se Xhaferi ka theksuar se Qeveria mbetet e përkushtuar për respektimin e vlerave evropiane dhe zbatimin e proceseve të rëndësishme për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.

Bashkëbiseduesit në takim shkëmbyen mendime për mbështetjen e Kroacisë për Maqedoninë e Veriut, sa i përket përvojave të dobishme të rëndësishme për procesin e integrimit evropian.

Maqedonia e Veriut dhe Kroacia kanë vendosur marrëdhënie diplomatike më shumë se 30 vjet më parë.

"Gjatë kësaj periudhe marrëdhëniet dypalëshe janë përmirësuar dhe në periudhën e ardhshme të dyja vendet do t'i përkushtohen rritjes së shkëmbimit tregtar dhe bashkëpunimit ekonomik", thonë nga Qeveria. mb/

Foto: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR