• e hënë, 23 dhjetor 2024

Xhaferi: TË drejtat e punëtorëve duhet të jenë prioritet i faktorëve shoqëror

Xhaferi: TË drejtat e punëtorëve duhet të jenë prioritet i faktorëve shoqëror

Shkup, 1 maj 2023 (MIA) - Dëshiroj ta shpreh bindjen time të fortë se 1 Maji nuk duhet të na kujtojë vetëm sot, por gjithë 365 ditët të vitit se ndërtimi i shoqërisë së barabartë të qytetarëve të barabartë fillon prej njeriut më të rëndomtë, prej vendeve më të vogla të punës deri te ato më të lartat, thekson kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në urimin me rastin e 1 Majit - Ditës ndërkombëtare të punës.

"Punëtori, të drejtat dhe obligimet e punëtorit, siguria dhe mbrojtja e tyre në punë, valorizimi i barabartë, respektimi i secilit prej tyre, doemos të jetë në majë të prioriteteve për çdonjërin nga faktorët shoqërorë. Sigurimi i kushteve të denja për punë të cilat do i motivojnë të kontribuojnë më së shumti që munden, do u japë ndjenjë përkatësie dhe kujdesi, ndjenjë se nuk e bartin vetëm barrën e sfidave ekonomike që e vështirësojnë përditshmërinë prej dite në ditë gjithnjë e më shumë", shton Xhaferi.

Kryetari i Kuvendit thekson se sigurimi i kushteve të mira për punë ndikon edhe në shëndetin e tyre fizik dhe mendor, i cili reflektohet edhe në familje si qelizat themelore të një indi të shëndoshë shoqëror.

"Le të jetë shoqëri e mirë dhe e drejtë, le të kujdeset dhe le të ketë mirëkuptim të plotë për të gjithë. Vetëm atëherë do të kemi përparim dhe sukses, si kolektiv, si shtet dhe ekonomi. Urime 1 Maji, paçi jetë, shëndet dhe barazi!", thotë Xhafri në urimin drejtuar në emër të deputetëve të Kuvendit dhe emrin e tij personal me rastin e 1 Majit - Ditës ndërkombëtare të punës. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR