• e diel, 22 dhjetor 2024

Xhaferi, Shaqiri dhe Stojanovski për vizitë të SHFK "Todor Janev" në komunën e Çashkës

Xhaferi, Shaqiri dhe Stojanovski për vizitë të SHFK

Çashkë, 20 mars 2024 (MIA) - Kryeministri Talat Xhaferi së bashku me ministrin e Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe kryetarin e Komunës së Çashkës Goran Stojanovski sot kanë vizituar SHFK "Todor Janev", ku pas bojkoteve të mëparshme u gjet zgjidhje e përshtatshme për tejkalimin e problemeve që lidhen me mësimdhënien.

Xhaferi porositi se mësimi po vazhdon ashtu siç është rënë dakord që të realizohet, pasi komuna dhe  Ministria e Arsimit dhe Shkencës gjenden në procedurën për zgjidhjen e nevojave hapësinore për shkollën e sapoformuar në gjuhën shqipe.

"Me këtë faktikisht do të mundësohet që nga viti i ardhshëm shkollor mësimi të zhvillohet në dy institucione të veçanta, të ndara, të pavarura - shkolla të cilat vetë, sipas statuteve dhe programeve, mësimin do ta zhvillojnë në gjuhën adekuate në të cilën janë formuar", deklaroi Xhaferi. 

I pyetur se pse ka pasur nevojë që fëmijët të largohen nga këtu dhe të ndërtohet një objekt i ri, Xhaferi tha se esenca është në kuadër të dokumenteve bazë.

"Dokumentet bazë të kësaj shkolle që nga themelimi i saj si institucion në të cilin mësimi do të zhvillohet në gjuhën maqedonase. Kështu është edhe statuti, po ashtu edhe dokumenti bazë. Në situatën e deritanishme, për shkak se nuk kishte mundësi hapësinore, fëmijët që gravituan këtu, ndërsa në bazë të Kushtetutës dhe ligjit, ata kanë të drejtë të refuzojnë dhe ndjekin mësimin në gjuhën e tyre amtare, në këtë rast në gjuhën shqipe, nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të ndodheshin përkohësisht në një nga objektet", tha Xhaferi. 

Zgjidhja e problemit, sqaroi ai, është zgjidhje kompromisi me prindërit dhe të gjithë palët këtu, se do të jetë më e leverdishme që të gjithë të krijojnë një subjekt të ri, një shkollë të re.

"Qeveria ka marrë vendim të tillë për themelimin e subjekti SHF 'Dituria' në kuadër të komunës së Çashkës, në të cilën mësimi do të zhvillohet në gjuhën shqipe. Kjo është zgjidhja. Është në sferën e të drejtave dhe detyrimeve ndaj fëmijëve, qytetarëve, që të mundë të mësojnë. A do të studiojnë këtu apo do të studiojnë diku tjetër është e rëndësishme në kuadër të komunës në të cilën jetojnë dhe në kuadër të mundësive hapësinore sa i përket distancës së shkollës me fëmijët. E thashë dhe do ta përsëris, kjo është në përputhje me prindërit që do t'i çojnë fëmijët në shkollë atje", deklaroi Xhaferi.

Ministri Shaqiri, theksoi se së bashku me kryeministrin Xhaferi e ka vizituar paralelen në gjuhën shqipe dhe paralelen tjetër në shkollën “Todor Janev”.

"Patëm një mundësi të mirë të shohim se si fëmijët përdorin edhe pajisjet digjitale që janë instaluar në të njëjtën shkollë në raport me materialet digjitale që prodhojnë së bashku me tekstet e projektuara", tha Shaqiri.

Ai theksoi se, gjatë vizitës së sotme në komunën e Çashkës, ata patën mundësinë të shqyrtojnë edhe investimet dhe projektet tjera të realizuara në komunë.

"Filluam me nxënësit e shkollës 'Pop Arsov' në qytetin e Izvorit, vazhduam në Sogle. Gjthashtu e dini se shkolla në Jabollçishtin e Poshtëm është në fazën përfundimtare - rindërtimi në Jabollçisht të Epërm dhe në këtë mënyrë me këto projekte do të vazhdojmë të mbështesim çdo komunë që realizon projekte kapitale sepse e shohim si një element kyç shumë të rëndësishëm për një proces cilësor arsimor", deklaroi Shaqiri. qa/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR