• e hënë, 23 dhjetor 2024

Xhaferi: Profesionalizmi i Mexhitit dhe Aliut nuk është kontestues, ligjërisht nuk mund të ketë dy subjekte opozitare në Qeveri

Xhaferi: Profesionalizmi i Mexhitit dhe Aliut nuk është kontestues, ligjërisht nuk mund të ketë dy subjekte opozitare në Qeveri

Shkup, 9 shkurt 2024 (MIA) - Sipas ligjit, nuk mund të ketë dy subjekte opozitare në përbërje të Qeverisë dhe ky është shkaku i vetëm përse është propozuar shkarkimi i minsitrave të Shëndetësisë dhe të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu. Fare nuk bëhet fjalë për profesionalizmin e tyre ndaj të cilit kla respekt të jashtëzakonshëm, tha sot kryeminsitri teknik, Talat Xhaferi para deputetëve, suke e arsyetuar kërkesën për shkarkim të këtyre dy ministrave nga Aleanca për shqiptarët (ASH).

Pas arsyetimit të shkurtë të Xhaferit, foli edhe ministri Mexhiti, duke e porositur BDI-në se "politika është mjet për të ndihmuar qytetarët dhe për përmirësim të gjendjeve, dhe jo mjet për realizim të interesave personale". Mexhiti u bëri thirrje deputetëve edhe njëherë të mendojnë para se ta sjellin vendimin për shkarkimin e tyre.

"Dëshiroj të përmend se propozimi për shkarkim të ministrave nuk ka të bëjë me përgatitjen e tyre profesionale për të cilën kam respekt të veçantë, por, sipas ligjit, nuk mund të ketë dy subjekte opozitare në përbërje të Qeverisë dhe kjo është arsyeja themelore që u propozua shkarkimi. Këta dy ministra u deklaruan se do ta mbështesin statusin e kryetarit të partisë se do të veprojnë si opozitë, ndërsa sipas ligjit, nuk mund të ketë dy subjekte opozitare në përbërje të Qeverisë dhe kjo është arsyeja kryesore që e propozova shkarkimin. Në pajtim  me Kushtetutën, kjo është e drejtë e imja, ndërsa vendimin e sjellë Parlamenti, "theksoi Xhaferi i cili dje e parashtroi kërkesën për shkarkim të dy minsitrave.

Mexhiti përsëriti se ka punaur me nder dhe përkushtim. Gjithnjë derisa nuk çrrënjoset interesi politik dhe personal, tha, ky shtet nuk do të përparojë.

"E lë në ndërgjegjen tuaj, të mendoni para se të sillni vendim për një ministër i cili investon dhe punon për të mirën e të gjithëve. Tregova se si duhet të punohet,, tregova se si është të luftojë një ministër për atë që beson dhe dëshiron ta zbatojë. Nuk ika nga problemet, por hyra në zjarr për t'i zgjidhur çështjet nga të cilat, të gjithë para meje ikën dhe i lanë "nën tapet". Për këtë jam krenar dhe e di se sërish do të kem mundësi të vazhdoj aty ku u ndala. U tregua se jo të gjithë kanë qëllim të njejtë si unë në Qeveri, u dëshmua se BDI përmes ministrave të tyre, deri në fund vendosi të politizojë, të pengojë dhe të bllokojë, vendosi deri në fund të shkojë kundër interesit të qytetarëve dhe ta mbrojë interesin e vet partiak. Kjo duhet t'i shërbejë nderit të tyre, ndërsa qytetarët për disa muaj në zgjedhje do ta ndëshkojnë kërë sjellje destruktive. Funksioanrët e LSDM-së dëshiroj t'i porosis, paramendoni se sa është nënçmuese për ju të jeni vëzhgues të pazëshëm në këtë që po ebën BDI-ja kundër interesit të qytetarëve. Bashkëpjesëmarrja e heshtur është forma më e keqe e mbështetjes për veprimet e këtilla. Pej nesër e tutje përgjigjuni qytetarëve përse nuk realizohen 1 117 punësime për të cilat luftova, përse po frenohen garazhet në kate me të cialt duhej ta rregullonim kaosin në Qendrën klinike", theksoi Mexhiti në paraqitjen e tij.

Për fjalë u paraqit Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE i cili shfaqi befasi që kryeministri Xhaferi ka filluar, siç tha, të ndjekë rrjetet sociale.

"Në këtë Qeveri e cila quhet front evropian, sot nuk dihet se kush është i marrë, e kush i habitur. Dukshëm bëhet fjalë për front të korrupsionit dhe krimit. Në zënkën e parë kur vërejtën se pushteti mund të bjerë, filloi t'i ndajë frika", theksoi Milloshoski.

Kërkesa për shkarkim të Mexhitit dhe Aliut vjen pasi që ata të dy e mbështetën kryetarin e ASH-së, Arben Taravarin, i cili paralajmëroi se ë zgjedhje do të shkojë me opozitën shqiptare, përderisa krahi i ASH-së i kryesuar nga ziadin Sela paralajmëroi se në zgjedhjet për deputetë më 8 maj, ASH do të garojë e vetme.

Në mbledhjen e 143-të, në rend dite të së cilës janë shkarkimet e Fatmir Mexhitit dhe Azir Aliut, por edhe emërimet e Ilir Demirit dhe Naim Bajramit në vend të tyre në këto dy resorë, janë disa pika. Kuvendi para se ta miratojë rendin e ditës, i mbështeti propozimet qeveritare me procedurë të shkurtuar të sillen ligji për konfiskim të pronës në procedurë civile, ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për planifikim urbanistik, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për të drejtat e posaçme të pjesëtarëve të forcave të sigurisë të Republikës së Maqedonisë dhe të anëtarëve të familjeve të tyre, plotësimet e Ligjit për mbrojtje të fëmijëve, ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për avokatin e shtetit, si dhe ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për mbrojtjen sociale. U hodhën poshtë edhe dy propozime, i Halil Snopçes nga ASH, i cili kërkoi të hiqet nga rendi i ditës Propozimi për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për të drejtat e posaçme të pjesëtarëve të forcave të sigurisë të Republikës së Maqedonisë dhe anëtarëve të fmailjeve të tyre, si dhe i Dimitar Apasievit nga E Majta, i cili kërkoi nga rendi i ditës të hiqet Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për masat restriktive. ab/

Foto: МIА dhe print skrin

QËNDRONI TË LIDHUR