• e hënë, 23 dhjetor 2024

Xhaferi: Partitë me kohë të bien dakord për datën e zgjedhjeve

Xhaferi: Partitë  me kohë të bien dakord për datën e zgjedhjeve

Shkup, 26 tetor 2023 (MIA)  -  Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot u bëri thirrje partive politike me kohë të bien dakord për datën e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare vitin e ardhshëm me qëllim të respektimit të afateve ligjore dhe kushtetuese. 

"Deri në vitin e ri duhet të kemi një konsensus lidhur me zgjedhjet presidenciale, zgjedhjet parlamentare janë tjetër histori dhe vlejnë procedura të tjera dhe afate të tjera, dhe ka kohë deri në shkurt, mars", theksoi Xhaferi në brifingun e sotëm me gazetarët. 

 Nëse partitë nuk bien dakord dhe kalkulojnë, thotë ai, nuk do ta lë ashtu, nuk do të lejoj që të shkojë përtej asaj që është përcaktuar.

"Jam i obliguar ta bëj këtë dhe të siguroj kohë shtesë që të mos mbetemi pa president", theksoi Xhaferi. 

 

Kryetari i Kuvendit thotë se për ndryshimet kushtetuese nuk ka ndryshuar asgjë lidhur me këtë çështje.

Ai informoi se deputetët e Besës dhe Alternativës kanë dorëzuar kërkesë për shpallje për anëtar të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. 


Për propozimin e  Rregullores së re të Kuvendit, propozues i së cilës është Xhaferi, nesër fillon debati i amendamentit. Siç informoi Xhaferi, janë dorëzuar tridhjetë amendamente edhe atë nga deputetët e së Majtës, LSDM-së, VMRO DPMNE-së, ndërsa një pjesë të amendamenteve i kanë përgatitur shërbimet parlamentare dhe do t'i dorëzojë ai si propozues. Pritet që rregullorja e re të miratohet me konsensus dhe me siguri do të vendoset në seancë më 2 nëntor. Rregullorja do të zbatohet nga fillimi i mandatit të ri, gjegjësisht do të jetë hera e parë me thirrjen e seancës konstituive të përbërjes së ardhshme parlamentare. Risi është se ajo seancë nuk do të mund të zgjasë më shumë se tre ditë.

 Foto: Kuvendi i RMV-së

 

QËNDRONI TË LIDHUR