• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Xhaferi për ndryshimet kushtetuese: Të përfundojmë me zgjidhjen optimale për gjeneratat e ardhshme

Xhaferi për ndryshimet kushtetuese: Të përfundojmë me zgjidhjen optimale për gjeneratat e ardhshme

Shkup, 21 korrik 2023 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot deklaroi se nëse nuk miratohen ndryshimet kushtetuese vendi nuk do të mund të ecë përpara në procesin e integrimeve evropiane dhe se për atë se çka do të nënkuptonte në të ardhmen nuk duhet të kërkojmë përvoja të huaja, sepse kemi përvojën tonë duke theksuar Samitin e NATO-s në Bukuresht në vitin 2008 dhe atë që ndodhi me vendin pastaj. 

"Nuk kemi pse të kërkojmë përvoja  të huaja,edhe pse ka mjaftueshëm, ne kemi përvojën tonë të vitit 2008 për zgjidhjet e mundshme për momentin dhe zgjidhjet e mundshme. Dhe sigurisht, përvoja tregon se sado që të jetë, thënë kushtimisht,dilemë për sa i përket zgjidhjes aktuale, zgjidhja e ardhshme mund të jetë vetëm më e keqe. Me përvojë, në vitin 2008, i gjithë kreu shtetëror shkoi në Samitin e NATO-s në Bukuresht me idenë se atë natë do të bëhemi anëtare e NATO-s, brenda natës atje ndryshoi qëndrimi dhe më në fund, pas dhjetë vjetësh, është përfundimi absolut tani që kemi të gjitha informacionet që nga ajo kohë se vendimi i mëpasshëm ishte... Ideja është të përfundojmë me zgjidhje optimale, të mos  përshihen në kushtetutën tonë dhe të vazhdojmë më tutje, jo për ne si garniturë politike që për momentin udhëheqim por për të ardhmen", tha Xhaferi në intervistë për RTM-në.

I pyetur për deklaratat e fundit të presidentit bullgar në lidhje me kërkesat e tyre të ardhshme, tha se për fat të keq ne udhëhiqemi nga deklaratat, e jo nga detyrimet. 

"Deklarata të tilla do të ketë çdo ditë. Nga përvoja përsëri ju them se edhe Sllovenia dhe Kroacia kanë zgjidhje arbitrazhi, kështu që ato ende po debatojnë nëse është kështu apo jo. Kjo është arsyeja pse ka pyetje që ekskluzivisht duhet t'i bëjmë ne. Pasojat e deklaratave të tilla ku bartin ujë, bartin ujë në interesin tonë apo bartin ujë diku në vendin e tretë. Konkluzioni im është se deklaratave të tilla ne i bashkëngjitemi vetëm duke e çuar ujin në vendin e tretë dhe jo për nevojat tona", tha Xhaferi.

Kryetari i Kuvendit në lidhje me Komisionin e Çështjeve Kushtetuese tha se ai duhet të sigurojë kohë për debat, por dinamika varet nga debati konkret. Debati, tha ai, nëse shterohet nuk duhet të zgjasë deri më 9 gusht, siç është paraparë. 

"Në bazë të kompetencave të mia si kryetar i Kuvendit dhe të komisionit kushtetues në mënyrë organizative i ndërmora të gjitha masat dhe aktivitetet që të përgatitet Kuvendi dhe të përgatitet që procesi të rrjedhë sa më mirë", tha Xhaferi. 

Për kërkesat për zgjedhjet e parakohshme të opozitës, ai iu drejtua opozitës:"nëse atë e keni qëllim urdhëroni parashtroni propozim në Kuvend, nëse ka 61 vota të shpërbëhet Kuvendi". 

"Në lidhje me zgjedhjet e parakohshme, në mënyrë implicite është thënë se Kuvendi duhet të shpërndahet dhe të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Fraza është politike që ju jeni për zgjedhje, ndërsa nuk ndërmerni nisma, sepse me siguri nuk janë të sigurt për numrat. Dhe prandaj them se prioritet duhet t'i jepet asaj që është e ardhmja jonë, jo zgjedhjeve të ardhshme", tha Xhaferi në intervistën për televizionin kombëtar. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR