• e hënë, 23 dhjetor 2024

Xhaferi për MIA-n: Duhet përsëri të rishikohet vendimi për uljen e pagave në FSSH

Xhaferi për MIA-n: Duhet përsëri të rishikohet vendimi për uljen e pagave në FSSH

Shkup, 6 shkurt 2024 (MIA) - Kryeministri teknik Talat Xhaferi ka mbajtur takim koordinues me përfaqësues të institucioneve që të shihen shkaqet për grevën në Fondin e Sigurimit Shëndetësor. Në intervistë për MIA-n, Xhaferi thotë se duhet përsëri të rishikohet vendimi me të cilin rekomandohet ulje e pagave të të punësuarve në FSSH.

"Tashmë kishim takim koordinues me institucionet që të shohim se prej ku rrjedhin shkaqet për këtë. Dhe gjithsesi institucionet marrin kritikë adekuate sepse kanë ardhur në situatë që në rrugë të qëndrimit të publik, përmes protestave dhe grevave, që të arrihet e drejta e cila është arritur me vendime të përcaktuara, dhe sipas gjitha gjasave kjo është trashëgimi nga mënyra e menaxhimit të institucioneve adekuate të cilat janë kompetente për këto çështje", deklaroi Xhaferi.

Thekson se duhet të shqyrtohet se në cilën pjesë vendimi është kontestues dhe pse u paraqit nevoja të fillohej greva. 

"Lidhur me FSSH është pasojë e Ligjit gjegjësisht vendim i cili duhet të rishikohet, në cilën pjesë është kontestuese dhe pse është dashur si rezultat i vendimit për metodologjinë e përcaktimit të pikëve për sigurimin e pagave... të definohet saktë ku është burimi i asaj dhe aty më të pengohet aspekti institucional i burimeve të rrjedhjes së tillë të pakënaqësisë. Domethënë të jemi të pastër", tha Xhaferi.

Нагласува дека правото на штрајк е неспорно и право обезбедено за секој, но оти институциите имаат обврска да ги спроведат своите обврски за да не дојде преку штрајк да се остваруваат одредени права.

Thekson se e drejta e grevës është e pakontestuar dhe e drejtë e siguruar për çdonjërin, por se institucionet kanë detyrim që t'i zbatojë detyrimet e tyre që të mos arrihet përmes të drejtat e caktuara. 

Të punësuarit në Fondin e Sigurimit Shëndetësor grevojnë për shkak të rekomandimit të Qeverisë për uljen e pagave për 21%. Nga Qeveria kërkuan që në seancën e sotme ta tërheqë propozimin e dhënë në Bordin Drejtues për uljen e pagave. 

Në lidhje me grevën e studentëve, Xhaferi tha se "sjellja burokratike" e çdo institucioni, ka kontribuuar që të ketë pagesë të vonuar. 

"Është e dukshme që sipas studentëve që njoftuan, sjellja burokratike e çdo institucioni, ka ndikuar që të ketë vonesë në pagesën e asaj që është përcaktim ligjor. Që do të thotë që dikush nuk e ka bërë punën e tij dhe ne do të duhet ta definojmë këtë dhe të theksojmë në mënyrë njerëzore një mënyrë të tillë funksionimi, nuk e kam lejuar dhe nuk do ta toleroj, me metoda të përshtatshme kontrolli dhe mbikëqyrjen e punës së anëtarëve të Qeverisë dhe të institucioneve që janë të obliguara ndaj Qeverisë", tha në intervistën për MIA-n Xhaferi. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR