• e premte, 22 nëntor 2024

Xhaferi në Tearcë: Investimi në komunat siguron zhvillim vendor dhe të ardhme për qytetarët

Xhaferi në Tearcë: Investimi në komunat siguron zhvillim vendor dhe të ardhme për qytetarët

Shkup, 25 mars 2024 (MIA) - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot ishte për vizitë pune në Komunën e Tearcës, ku u takua me kryetarin e Komunës dhe këshilltarët. Ai vizitoi edhe SHFK "Asdreni" në fshatin Gllogjë, dhe inspektoi rrugën e ri konstruktuar lokale në fshat.

"Në  bisedën me autoritetet vendore, Kryeministri Xhaferi theksoi se me përmirësimin e infrastrukturës në të gjithë territorin e vendit, Qeveria tregon se të gjithë qytetarët, pavarësisht se në cilën pjesë të shtetit jetojnë, janë njëjtë të rëndësishëm dhe se Qeveria pikërisht me projekte dhe investime tregon kujdesin e saj ndaj komunave dhe për nevojat prioritare të qytetarëve nga komunitetet lokale", thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Rikonstruktimi  i objektit të shkollës në SHFK "Asdreni" në fshatin Gllogjë, që po ashtu e vizitoi Kryeministri sot, ka  përfunduar në dhjetor të vitit  2023. Rikonstruktimi ka përfshirë vendosjen e fasadës termo-izoluese, rinovimin e sallës së sportit dhe riparimin e dyshemeve të dëmtuara, me çka  u mundësoi nxënësve të vijojnë mësimet në kushte të shkëlqyera.

Xhaferi ka inspektuar edhe rrugën lokale në fshatin Gllogjë, me të cilën përmirësohet funksionimi i këtij vendi. Ai theksoi se rikonstruktimi i rrugës lokale në fshatin Gllogjë është vetëm një nga dhjetëra projektet investuese të autoriteteve vendase në vend, të cilat kanë mbështetjen e plotë të Qeverisë përmes disa programeve të ndryshme.

"Me ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve vendore  në komunat, Qeveria përmirëson jetesën urbane, siguron zhvillim ekonomik vendor, siguri në komunikacion dhe komunikim më të mirë ndërmjet qytetarëve", thuhet në kumtesë. bsh/

Foto: Qeveri

QËNDRONI TË LIDHUR