• e hënë, 23 dhjetor 2024

Xhaferi në Bruksel në takim me eurodeputetët: Integrimi evropian mbetet në fokus të Qeverisë

Xhaferi në Bruksel në takim me eurodeputetët: Integrimi evropian mbetet në fokus të Qeverisë

Shkup, 14 shkurt 2024 (MIA) - Kryetari i Qeverisë teknike Talat Xhaferi, sot në Bruksel ka takuar euro deputetët Ilhan Kjuçuk, Tonino Picula, Tineke Strik dhe Karlo Resler. Në delegacionin qeveritar që e kryeson Kryeministri Xhaferi janë edhe zëvendësi i parë i kryetarit për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. 

 

Siç bëri të ditur pres shërbimi qeveritar, në takim u shkëmbyen mendime për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, për politikat e Qeverisë në prag të zgjedhjeve të dyfishta në vend, si edhe për aktivitetet e Qeverisë që rrjedhin nga përgatitjet për realizimin e suksesshëm të Planit për rritje.

 

Në vizitën e tij të parë në Bruksel si Kryeministër, Xhaferi para eurodeputetëve theksoi se Qeveria në Maqedoninë e Veriut do të vazhdojë me të njëjtën dinamikë, përkushtim dhe në afatin kohor për të zbatuar të gjitha proceset dhe obligimet që dalin nga negociatat e nisura për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në drejtim të integrimit të përshpejtuar evropian.

Eurodeputetët të cilët u takojnë  grupeve të ndryshme politike, e uruan Xhaferin për postin e Kryeministrit, duke e theksuar mbështetjen e fuqishme për Maqedoninë e Veriut në zbatimin e proceseve reformuese dhe anëtarësimin në BE. 

Xhaferi theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet synim strategjik i vendit, për të cilin ekziston mbështetje e lartë te qytetarët.  

 

"Në takim u shkëmbyen mendime për Planin e rritjes, i cili ka rëndësi të madhe për Maqedoninë e Veriut, në drejtim të përparimit ekonomik, hapjes së vendeve të reja të punës, përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve, si dhe mundësinë që kompanitë nga shteti të kenë qasje në pjesë të tregut të përbashkët të BE-së përpara anëtarësimit", theksoet në kumtesë.

Xhaferi, falënderoi euro deputetët për mbështetjen e tyre për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, që është prioritet dhe pikërisht për këtë Kryeministri për këshilltar të vetë të jashtëm e angazhoi Ivo Vajgllin i cili me përvojën e tij të çmuar do të kontribuojë në përshpejtimin e rrugës evropiane.  

"Kryeministri kërkoi mbështetje të mëtejshme nga euro deputetët në përforcimin e bashkëpunimit dhe prezencën e përfaqësuesve të vendit tonë në Parlamentin Evropian.]", theksohet në kumtesën e pres shërbimit qeveritar. 

 Foto: Qeveria e RMV-së

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR