• e hënë, 23 dhjetor 2024

Xhaferi ka dorëzuar në Kuvend propozimin për shkarkimin e ministrave Mexhiti dhe Aliu

Xhaferi ka dorëzuar në Kuvend propozimin për shkarkimin e ministrave Mexhiti dhe Aliu

Shkup, 8 shkurt 2024 (MIA) - Kryeministri teknik Talat Xhaferi i dorëzoi shkresë kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski, në të cilën, në pajtim me nenin 94, paragrafi 2 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i propozon Kuvendit në seancën e parë vijuese t’i shkarkojë: Fatmir Mexhitin nga pozita e ministrit të Shëndetësisë dhe Azir Aliun nga pozita e ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, njoftuan nga shërbimi për informim i Qeverisë.

Xhaferi, siç bëhet e ditur në kumtesë,  i ka dorëzuar edhe një shkresë kryetarit të Kuvendit, Mitreski, në përputhje me nenin e lartpërmendur të Kushtetutës, që Kuvendi t’i zgjedhë: Ilir Demirin, për ministër që do ta drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Naim Bajramin, si ministër që do të drejtojë Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Kërkesa për ndërrimin e Mexhitit dhe Aliut vjen pasi ata e mbështetën kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i cili paralajmëroi se në zgjedhje do të shkojë me opozitën shqiptare, përderisa dega e ASH-së e kryesuar nga Ziadin Sela paralajmëroi se në zgjedhjet për deputetë më 8 maj ASH-ja duhet të dalë e pavarur. fc/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR