• e hënë, 23 dhjetor 2024

Xhaferi: Jemi të obliguar të jemi me qytetarët, e jo të mbyllur në zyrë

Xhaferi: Jemi të obliguar të jemi me qytetarët, e jo të mbyllur në zyrë

 Shkup, 21 shkurt 2024 (MIA) - Kryeministri teknik Talat Xhaferi sot ka vizituar kopshtin e parë në Komunën e Haraçinës. Kopshti ka kapacitet  për kujdesin e 115 fëmijëve. Vlera e përgjithshme e projektit është mbi 45 milionë denarë.

 

Vizita në kopsht, siç deklaroi Xhaferi, është aktiviteti i tij i përditshëm, përveç atyre në Kabinet.

"Jemi të obliguar të jemi me qytetarët, e jo të mbyllur në zyrë. Puna jonë themelore është që të jemi në komunikim kaq të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe nga afër t'i shohim nevojat", tha Xhaferi. 

"Është kënaqësi t'i shoh këtu këto parakushte, të cilat janë të destinuara për më të dashurit, më të rinjtë, të cilët që në moshë të re do të kenë mundësi të bëjnë dallim çfarë është e bukur, çfarë është e mirë dhe kjo gjithsesi që do të ndikojë në integritetin e tyre dhe në ndërtimin e personalitetit të tyre, nga këtu deri në situatën kur të arrijnë moshën madhore. Prej këtu ndërtohet  praktikisht  perceptimi për obligimet që do të pasojnë në kohën kur të merren ato obligime", tha Xhaferi.

 Ai përgëzoi objektin e ri, duke theksuar se prindërit do të jenë më të qetë duke ditur se fëmijët i lënë  në kushte të duhura, në kujdesin e duhur. "Respekt i veçantë për ekipin që do të kujdeset për fëmijët këtu, ata që janë të angazhuar. Respekt për punën që po bëjnë", tha Xhaferi në ngjarje, i shoqëruar nga  kryetari Ridvan Ibraimi.

Foto: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR