• e shtunë, 23 nëntor 2024

Xhaferi - Fon der Lajen: Maqedonia e Veriut ka arritur shumë dhe duhet të vazhdojë në rrugën evropiane

Xhaferi - Fon der Lajen: Maqedonia e Veriut ka arritur shumë dhe duhet të vazhdojë në rrugën evropiane

Bruksel, 14 shkurt 2024 (MIA) - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot në Bruksel u takua me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen. 

Kryeministri Xhaferi është në vizitën e tij të parë të punës në Bruksel dhe e paraprin delegacionin qeveritar në përbërje të të cilit janë zëvendëskryetari i parë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Në takim u bisedua për procesin e negociatave për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, zhvillimet në Maqedoninë e Veriut në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, si edhe për gjendjen aktuale në rajon.

Në këtë drejtim u konstatua se Maqedonia e Veriut ka arritur përparim të madh në procesin e aderimit në Bashkimin Evropian.

Xhaferi theksoi se Qeveria në periudhën e ardhshme do të vazhdojë me të njëjtën dinamikë, përkushtim dhe në kohë, ti zbatojë të gjitha proceset dhe detyrimet që dalin nga negociatat e nisura për anëtarësim me Bashkimin Evropian, si edhe se Qeveria e mbështet procedurën e nisur për ndryshimin e Kushtetutës, për të cilën do të punojnë me përkushtim për të siguruar shumicën e nevojshme.

Ai e falënderoi kryetaren e KE-së, Fon der Lejen, për iniciativën – Plani i rritjes, për të cilën u theksua se paraqet ofertë konkrete për integrim të përshpejtuar të Rajonit, gjë që vlerësohet shumë nga Maqedonia e Veriut.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lejen ia uroi Xhaferit zgjedhjen për Kryetar të Qeverisë dhe shprehu bindjen se Qeveria do të vazhdojë edhe në të ardhme me aktivitetet për arritjen e reformave të duhura nga negociatat e aderimit, por edhe nga agjenda reformuese e Planit për rritje. fc/

Fotografia: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR