• e hënë, 23 dhjetor 2024

Xhaferi do t'i komunikojë datat e seancave për dorëheqjet dhe për zgjedhjen e qeverisë teknike

Xhaferi do t'i komunikojë datat e seancave për dorëheqjet dhe për zgjedhjen e qeverisë teknike

Shkup, 24 janar 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, sot do të mbajë ad hok kooridnim, në të cilën, siç informuan nga Kuvendi, do të vërtetohen datat e sakta të seancave për dorëheqjet dhe për zgjedhjen e Qeverisë teknike. Pastaj Xhaferi, do të ketë takim joformal me përfaqësues të mediave, në të cilën siç është paralajmëruar, do të bisedohet për aktivitetet vijuese dhe të ardhshme të Kuvendit.

Aktivitetet në Kuvend, siç është paralajmëruar paraprakisht, janë si në vijim: konstatimi i dorëheqjes së kryetarit të Qeverisë (Dimitar Kovaçevski) dhe kryetarit të Kuvendit (Talat Xhaferi), zgjehdja e kryetarit të ri të Qeverisë (Jovan Mitreski), informimi i presidentit të shtetit për ndarjen e mandatit të ri kryetar i Qeverisë (Talat Xhaferi), zgjedhja e Qeverisë, ministrave, zëvendësministrave dhe zëvendësministrave plotësues, si dhe konstatimi i ndërprerjes së mandatit të deputetit dhe verifikimi i mandatit të deputetit të ri në Njësinë zgjedhore 5.

Deri të dielën në mesnatë (28 janar) vendi duhet të ketë qeverinë e tretë kalimtare të cilën do ta kryesojë Talat Xhaferi.

Deri në mesnatën e së dielës (28 janar) vendi duhet të ketë qeveri të tretë kalimtare, të cilën do ta kryesojë Xhaferi. Siç ka paralajmëruar, kryeministri Dimitar Kovaçevski nesër do të japë dorëheqje, që do të thotë dorëheqje e gjithë qeverisë. Në takimin me gazetarët, Xhaferi pritet të bëjë të ditur se kur ai do të japë dorëheqje. VMRO-DPMNE konfirmoi se pas Komitetit ekzekutiv të partisë sonte do t'i shpallë emrat e ministrave teknikë të Punëve të Brendshme, Punës dhe Politikës Sociale dhe ministrat plotësues të Financave, Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe të Bujqësisë.

Zgjedhjet parlamentare, paraprakisht informuan se në seancën e re parlamentare të caktuar për të premten, do të konstatohen dorëheqjet e Kovaçevskit dhe Xhaferit dhe se më pas do të bëhet zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit, Jovan Mitreski nga LSDM-ja.

The constitutional revision is not the last big and difficult decision on our EU path. Once the screening report on the rule of law chapter arrives, we will again face with laws related to th

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dje deklaroi se të enjten do të japë dorëheqje, pas së cilës do të hapen proceset e formimit të qeverisë teknike, e cila duhet ta mundësojë zbatimin e zgjedhjeve parlamentare më 8 maj.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në margjinat e konferencës "Viti i mundësive evropiane", ai theksoi se me dorëheqjen e kryeministrit gjithë qeveria do të jetë në dorëheqje. Kovaçevski shtoi edhe se këto zgjedhje nuk do të jenë zgjedhje mes të majtës dhe të djathtas, por do të jenë zgjedhje mes Perëndimit dhe Lindjes.

Kryeministri Kovaçevski dhe VMRO-DPMNE-ja opozitate hynë në debat politik për mos dhënien e mbështetjes për qeverinë teknike dhe mundësinë që postet për opozitën të mbeten bosh. Ndërsa Kovaçevski sot, duke iu përgjigjur pytjes pse në vitin 2016, kur u zgjodh qeveria e parë teknike, ishte e mundur që shumicën, në atë kohë VMRO-DPMNE dhe BDI ta votojnë me minsitrat e opozitës, në atë kohë nga LSDM-ja, deputetët e cilës nuk hynë në sallë, theksoi se atëherë ishin kushte të ndryshme.

"Në atë kohë ju e dini që Kuvendi është keqpërdorur nga autoritetet. Ju kujtohet se kur u miratua buxheti, deputetët e LSDM-së u hodhën jashtë Kuvendit dhe mbizotëruan kushte të tjera. Ajo qeveri e Përzhinës u fut pikërisht sepse nuk kishte demokraci në vend. Meqe ra fjala, sot kemi sundim absolut te demokracise, vetë ju mediat mund të konfirmoni për lirinë me të cilën mund të raportoni, gjë që nuk ka qenë e mundur në vitin 2016 kur të gjitha lajmet kanë qenë të porositura,  madje nuk kemi mundur të shohim as lajme të sportit kur luante kombëtarja. Prandaj besoj se tani të gjitha partitë politike, në përputhje me ligjin, duhet të mbështesin këtë qeveri, veçanërisht që bëhet fjalë për mandatar që ka qenë ministër në kohës e VMRO-DPMNE-së. Un shoh disa nga përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së të cilët mandatarin e qeverisë teknike për ministër teknik tani e kushtëzojnë me epitete të caktuara që nuk ishin të njëjta në kohën kur ai ishte kandidati i tyre për ministër të Mbrojtjes dhe kur iu drejtonin me z.Xhaferi", theksoi Kovaçevski.

Përsëriti se deri të dielën kur duhet të votohet qeveria teknike ka kohë dhe theksoi se të gjithë të involvuarit në këtë proces duhet të jenë seriozë.

"Askush nuk mund të sillet si një fëmijë 13 vjeçar, unë do të propozoj dhe nuk do të votoj, nuk do ta votoj këtë, nuk do ta votoj atë. Pra, secili duhet të jetë serioz. Askund në botë nuk do të propozoni ministra, ndërsa një tjetër t'ua votojë. Ja, më gjeni një shembull ku dikush ka propozuar ministra dhe ka kërkuar që dikush tjetër t'i votojë"; tha Kovaçevski në lidhje me paralajmërimet e VMRO-DPMNE-së se nuk do ta mbështesë kryeministrin teknik të propozuar, kryetarin aktual të Kuvendit, Talat Xhaferi, por edhe në lidhje me atë që partia opozitare nuk ka propozuar ende minsitra dhe zëvendësministra në qeverinë kalimtare. 

Филипче и Заев планираат пљачка на векот.  Како што пљачкаат при набавка на вакцини, пљачкаат и при нов клинички центар

VMRO-DPMNE sonte do të mbajë seancë të Komitetit ekzekutiv të partisë dhe do t'i shpallë emrat e ministrave teknik.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski ishte autorizuar  nga Komiteti Qendror i Partisë në konsultime me Komitetin Ekzekutiv dhe anëtarë tjerë të shquar të partisë, por edhe me faktorët shoqëror më të gjerë, t'i zgjedhë personat që do të jenë pjesë e qeverisë teknike.

Претседателот Стево Пендаровски учествуваше и се обрати на конференција на тема: Што по кризата - Иднината на Западен Балкан, во организација на Фондацијата БФПЕ за одговорно општество од Реп

Presidenti Stevo Pendarovski në një intervistë për Alsat-M mbrëmë tha se është precedent politik dhe jokorrekt të marrësh pjesë në Qeveri dhe të mos votohet për të.

"Ose pajtoheni ose nuk pajtoheni me Qeverinë teknike. Mund të thoni nuk duam të japim fare njerëz, por nuk mund ta kontestosh propozimin që sipas Ligjit për këtë Qeveri e jep shumica parlamentare. Nëse ata propozojnë të jetë Talat Xhaferi, e juaja mbetet të thoni marr pjesë ose jo. Nuk mund ta kontestosh si individ, ose si personalitet", deklaroi presidenti Pendarovski.

Ai shprehu shpresën se as pushteti dhe as opozita nuk do ta vështirësojnë punën këto pak ditë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re të a.q. e Përzhinës.

Qeveria teknike zgjidhet njëqind ditë para zgjedhjeve parlamentare më 8 maj dhe dy javë më parë, më 24 prill do të mbahen zgjedhjet presidenciale. Përgatitjet dhe ekipi i stafit të qeverisë teknike janë duke vazhduar dhe pritet të përfundojnë të premten. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR