• e hënë, 23 dhjetor 2024

Xhaferi do t’i drejtohet Panelit “Hyrje në tregun e vetëm” në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Tiranë

Xhaferi do t’i drejtohet Panelit “Hyrje në tregun e vetëm” në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Tiranë

Shkup, 29 shkurt 2024 (MIA)- Kryeministri Talat Xhaferi sot e vazhdon vizitën e punës në Tiranë, Republika e Shqipërisë, me pjesëmarrjen në Konferencën e nivelit të lartë “Rritja dhe konvergjenca për Ballkanin Perëndimor”.

Në fokus të takimit, siç bën të ditur Pres shërbimi qeveritar është Plani i rritjes të Ballkanit Perëndimor i miratuar nga Komisioni Evropian, ndërsa do të diskutohet edhe për avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe realizimin e Tregut të përbashkët rajonal, si proces i përfshirjes graduale në Tregun e vetëm evropian.

Kryeministri Xhaferi do të japë deklaratë për mediat, ndërsa në Konferencë do të drejtohet në Panelin “Hyrje në tregun e vetëm”. Në Samitin Rajonal në Tiranë i cili është vazhdim i takimit të muajit të kaluar në Shkup, janë liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, si dhe Komisari për Politika të Fqinjësisë dhe Zgjerimit të BE-së, Oliver Varhei.

Në Samit pritet të miratohet deklarata e përbashkët e liderëve nga Ballkani Perëndimor në drejtim të bashkëpunimit të mëtejshëm institucional ndërmjet shteteve dhe hapat dhe nismat e ardhshme konkrete në integrimin gradual të ekonomive të Ballkanit Perëndimor në Tregun e përbashkët të BE-së.

 

QËNDRONI TË LIDHUR