• e diel, 22 dhjetor 2024

Xhaferi do të marrë pjesë në Takimin e spikerëve të parlamenteve të vendeve anëtare të NATO-s në Vilnus

Xhaferi do të marrë pjesë në Takimin e spikerëve të parlamenteve të vendeve anëtare të NATO-s në Vilnus

Shkup, 1 qershor 2023 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, do të marrë pjesë në Takimin e kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare në NATO, që do të mbahet sot dhe nesër në kryeqytetin e Lituanisë, në Vilnus.

Në përbërje të delegacionit janë deputetët Mile Talevski, Dragan Kovaçki dhe Vjollca Ademi. 

Në këtë eveniment do të marrin pjesë kryetarët e parlamenteve të vendeve anëtare në NATO, kryetarja e Asamblesë Parlamentare e NATO-s, Zhoel Gerio Mejlam, ndihmës-sekretarja e përgjithshme e NATO-s për Diplomaci Publike, Baiba Brazhe në emër të Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe kryetari i Verhovna Radës së Ukrainës, Rusllan Stefançuk, paralajmëroi shërbimi për shtyp i qeverisë.

Diskutimi është ndarë në tre panele: Sfida globale, partnerë globalë, NATO global, Transformimi i brendshëm: Rritja e harxhimeve për mbrojtje, përforcimi i forcave të parandalimit dhe mbrojtjes, Ukraina e fuqishme dhe e pavarur: Plani për mbështetje afatgjate të Ukrainës, ndërsa Kryetari Xhaferi, nga ana e organizatorëve është paraparë të jetë folësi kryesor në panelin e parë.

Në margjinat e takimit, për pjesëmarrësit është parashikuar ndjekje e stërvitjes demonstruese të realizuar nga grupi luftarak i NATO-s “Prezencë e derdhur e përforcuar”.  ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR