• e martë, 24 dhjetor 2024

Xhaferi do të marrë pjesë në edicionin e 61-të të Asamblesë së përgjithshme të PABSEK në Ankara

Xhaferi do të marrë pjesë në edicionin e 61-të të Asamblesë së përgjithshme të PABSEK në Ankara

Shkup, 3 maj 2023 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, nesër dhe pasnesër do të marrë pjesë në Asamblenë e përgjithshme të rregullt të 61-të të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEK) në Ankara, Republika e Turqisë.

Siç informoi shërbimi i Kuvendit për shtyp, pjesëmarja e Xhaferit bëhet me ftesë të kryetarit të PABSEK-ut, prof.dr. Mustafa Shentop.

Në përbërje të delegacionit janë deputetet Lidija Tasevska, shefe e Delegacionit dhe anëtaret Vjollca Ademi dhe Bllagica Llasovska dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Cvetanka Ivanova.

Xhaferi, në cilësinë e mysafirit special do të drejtohet në seancën solemne me rastin e 30-vjetorit të PABSEK-ut, në pjesën Samiti i kryetarëve të parlamenteve me temën: „30-vjetori i PABSEK-ut: Gjeografia e përbashkët, vizioni i përbashkët, ardhmëria e përbashkët“. Në seancën e njëjtë plenare, me fjalën e vetë përshëndetëse do të drejtohen edhe Prof. Dr. Mustafa Shentopi, kryetari i PABSEK-ut dhe njëherazi Kryetari i Kuvendit të Madh Nacional të Republikës së Turkijes, Asaf Haxhievi, sekretari i përgjithshëm i PABSEK-ut dhe mysafirë tjerë.

Sipas Programit, është parashikuar edhe miratimi i Deklaratës së përbashkët të kryetarëve të parlamenteve të vendeve-anëtare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi dhe ndarja e Medaljeve të Nderit të PABSEK-ut. ab/

Foto: MIA Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR