"Vullkani" tek fshati Kosel në Ohër është shpallur raritet natyrore
- Me vendim të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, lokacioni "Duvalo", i njohur ndryshe si vullkani në Kosel, është shpallur raritet natyror.
- Post By Fami Bajrami
- 17:04, 29 korrik, 2024

Ohër, 29 korrik 2024 (MIA) - Me vendim të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, lokacioni "Duvalo", i njohur ndryshe si vullkani në Kosel, është shpallur raritet natyror.
Bëhet fjalë për një fenomen unik tektonik, në afërsi të fshatit Kosel afër Ohrit, nga i cili del një erë specifike, që popullata vendase e quan “vullkan”.
Lokaliteti ndodhet shtatë kilometra në veri të Ohrit, në një lartësi prej 750 metrave dhe një sipërfaqe prej 0,49 hektarësh.
Sipas vendimit të Ministrisë, komuna e Ohrit është e obliguar për kujdesin ndaj raritetit natyror, ndërsa për mbrojtjen e tij nga buxheti i komunës janë ndarë një milion denarë. rq/bsh/
Foto: Komuna e Ohrit