• e hënë, 23 dhjetor 2024

Votohet Ligji për kooperativat, Juliana Lefkovska dhe Zhaklina Prosarovska anëtarë të Këshillit Shtetëror për Parandalim të Delikuencës së Fëmijëve

Votohet Ligji për kooperativat, Juliana Lefkovska dhe Zhaklina Prosarovska anëtarë të Këshillit Shtetëror për Parandalim të Delikuencës së Fëmijëve

Shkup, 10 maj 2023 (MIA) - Kuvendi sonte në kuadër të mbledhjes së 115-të e votoi Ligjin për Kooperativat dhe i zgjodhi Julijana Lefkovskën dhe Zhaklina Prosarovskën për anëtarë të Këshillit Shtetëror për Parandalim të Delikuencës së Fëmijëve.

Paraprakisht, pas debatit tërëditor, ishte votuar rendi i ditës së mbledhjes së 115-të në të cilën ishte konfirmuar nevoja për miratimin e propozim-ndryshimeve të pesë ligjeve në lidhje me ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10d me procedurë të shkurtër, me flamur evropian. 

Shënimi i ligjeve me flamurin evropian ka qenë arsyeja e diskutimit gjithëditor në të cilin deputetët e opozitës VMRO-DPMNE dhe E majta kërkuan që këto pika të hiqen nga rendi i ditës së propozuar, por propozimet e tyre nuk u votuan.

Mbledhja e 115-të do të vazhdojë nesër. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR