• e hënë, 07 tetor 2024

Volosi dhe rrethina sërish nën ujë

Volosi dhe rrethina sërish nën ujë

Athinë, 28 shtator 2023 (MIA) - Qyteti grek Volos, si dhe fshatrat përreth, sërish janë përmbytur, për herë të dytë në një periudhë prej disa javëve, ndërsa stuhia "Ilias" e përfshiu edhe rajonin Tesalia dhe pjesën veriore të Evias, ku gjithashtu ka probleme, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Banorët e Volosit dhe rrethinës, kanë kaluar një natë të vështirë, shumë pjesë janë pa energji elektrike dhe ujë, rrugët janë përmbytur dhe për shkak të shiut të dendur dhe për shkak të daljes nga shtrati të lumit Kravidonas, ndërsa nga dje në qytet ka ndalesë për lëvizje, pasiu numri 112 për raste urgjente u dërgoi mesazh banorëve.

 Nga Shërbimi Zjarrfikës i Greqisë bënë të ditur se në rajonin Magnisia, rajoni më i gjerë i Volosit nga orët e mesditës dje deri më sot në mëngjes kanë pranuar 1.200 thirrje, ndërsa 257 persona janë dërguar në lokacione të sigurta.

 Sipas popullatës  vendase, stuhia e re ka qenë më e fortë dhe më katastrofike në krahasim me stuhinë paraprake "Daniel" që e përfshiu Greqinë në fillim të muajit.

 Kryebashkiaku i Volosit, Ahileas Beos, duke folur për televizionin grek ERT në mëngjesin e sotëm tha se shtëpi dhe biznese sërish janë përmbytur. në rrezik ishin katër jetë, 80 për qind e qytetit është pa energji elektrike, ndërsa ka probleme edhe me ujin.

Përmbytje ka edhe në rajonin Tesalia, ku dje u evakuuan dhjetëra fshatra, derisa megjithatë në pjesën veriore të ishullit Evia, ekziston ndalesë e plotë për lëvizje në katër vendanime, pasi në mëngjesin e sotëm banorëve u është dërguar mesaz nga numri 112.

 

QËNDRONI TË LIDHUR