• e diel, 30 qershor 2024

Voker i pasigurt për derbin me Arsenalin

Voker i pasigurt për derbin me Arsenalin

Mançester, 28 mars 2024 (MIA) - Mançester Siti mund të mbetet pa mbrojtësin Kajl Voker për ndeshjen e së dielës në Premier ligë kundër Arsenalit.

Sipas "Sky Sports", Voker do t'i nënshtrohet një vlerësimi rreth lëndimit. Fillimisht u mendua se problemi nuk është aq serioz, por duket se nuk është kështu.

Në Siti nuk është gjithashtu e sigurt nëse Xhon Stouns dhe Manuel Akanxhi do të jenë në gjendje për të luajtur.

Mançester Siti do ta presë Arsenalin më 31 mars në ndeshjen e xhiros së 29-të të Premier ligës.

Arsenali është lider i tabelës me 64 pikë, po aq ka edhe Liverpuli si i dyti, ndërsa Mançester Siti është i treti.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR