• e hënë, 23 dhjetor 2024

VMRO-DPMNE-ja konsideron se Filipçe ka përgjegjësi politike për Onkologjinë, sipas LSDM-së - opozita po e politizon punën e Komisionit anketues

VMRO-DPMNE-ja konsideron se Filipçe ka përgjegjësi politike për Onkologjinë, sipas LSDM-së - opozita po e politizon punën e Komisionit anketues

Shkup, 13 nëntor 2023 (MIA) - Në seancën e parë të Komisionit anketues për rastin e Klinikës së onkologjisë nga afati 30-të ditorë në të cilën po shqyrtohet stenogramet nga dëshmitë e muajit të kaluar, deputetët e opozitës e quajtën përgjegjës ish ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe. Sipas tyre, ai ka përgjegjësi politike për ndodhitë në Klinikë sepse nuk ka vepruar sipas nenit 295 paragrafit 1 të Ligjit për mbrojtje shëndetësore sipas të cilit ministri i Shëndetësisë ka për obligim që të mbikëqyr ligjshmërinë e funksionimit të institucioneve shëndetësore.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së, anëtarë të Komisionit anketues, konsiderojnë se është e pakuptueshme që ai të mos dijë për blerjet e paligjshme të barnave dhe për borxhin e madh si dhe të mos dinte për ekzistencën e sistemit KATO - më të cilin duhet të kontrollohet "rruga" e terapisë së shtrenjtë biologjike për pacientët onkologjikë dhe kjo ka qenë e njohur edhe për ministrin e ardhshëm Bekim Sali dhe ministrin aktual Fatmir Mexhiti. 

Deputeti Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE-ja thotë se ka dëshmi kontradiktore, sepse Filipçe, në një prezantim para këtij komisioni më 17 tetor, tha se nuk ishte në dijeni për zhvillimet, mungesën e protokolleve dhe të një kolegjiumi ekspertësh të onkologjisë dhe se ish drejtori i Klinikës, Nino Vasev, siç tha “i ka mohuar deklaratat e Filipçes” me dëshminë e tij kur ka thënë se ka dërguar raporte në kabinetin e ministrit të Shëndetësisë.

"Nga këto prezantime kam një konkluzion - ose për mos ofrimin e të vërtetës nga Venko Filipçe, se nuk ka qenë i njohur me gjendjen e Onkologjisë, ose ka qenë i njohur, por nuk ka dashur ta thotë", tha Milloshoski. 

Sipas deputetit Zoran Kocevski nga VMRO-DPMNE nuk është e mundur që Filipçe të mos ketë ditur asgjë për rastin e onkologjisë derisa ka qenë ministër. 

"Ka ditur gjithçka, por nuk ka ndërmarrë asgjë dhe për atë arsye përgjegjësi politike nga Filipçe duhet të ketë", tha Kocevski. 

Deputetja Gordana Siljanovska- Davkova nga VMRO-DPMNE tha se "vërtetë është shumë e çuditshme" fakti se pothuajse të gjithë ministrat pas Filipçes e dinin, ndërsa ai sa ishte ministër nuk e dinte se ekzistonte sistemi KATO edhe pse është marrë në vitin 2014 në kohën kur ishte ministër Nikolla Todorov, ndërsa Venko Filipçe këshilltari i tij. 

Deputetët e LSDM-së në mbrojtje të ish ministrit theksuan për dëshmitë se terapia biologjike cilësore është siguruar pikërisht në mandatin e Filipçes.

Kociq në fillim të seancës ka reaguar ndaj prezantimit të Milloshoskit pasi ai përgjegjës për skandalin e Onkologjisë ka dhënë Filipçen, me vërejtje se po politizohet puna e Komisionit anketues. Siç tha Kociq, Milloshoski solli "konkluzion personal" në vend që Komisioni të nxirrte përfundime të koordinuara bazuar në materialin e mbledhur nga dëshmitë.

Në afatin e ri, shtesë prej 30 ditësh, anëtarët e Komisionit anketues duhet të analizojnë të gjitha provat dhe materialet që kanë marrë nga institucionet dhe nga deklaratat e personave të thirrur për të dëshmuar muajin e kaluar.

Me analizën e stenogrameve të deklaratave nga dëshmitë puna e Komisionit anketues do të vazhdojë nesër. qa

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR