• e diel, 30 qershor 2024

VMRO-DPMNE nënshkroi Kartë me partnerët nga koalicioni zgjedhor "Maqedonia Juaj“

VMRO-DPMNE nënshkroi Kartë me partnerët nga koalicioni zgjedhor

Shkup, 29 mars 2024 (MIA) - VMRO-DPMNE ka nënshkruar sot me 24 subjekte dhe organizata politike Kartën për koalicion strategjik dhe vërtetimin e parimeve të punës së ardhshme të Koalicionit të quajtur "Maqedonia juaj".

Pas nënshkrimit të Kartës, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, theksoi se Koalicioni "Maqedonia Juaj" obligohet se gjatë realizimit të programit për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të udhëhiqet plotësisht dhe pa mëdyshje nga parimet e përgjegjësisë dhe transparencës në veprimin politik.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Mickoski theksoi se ky është koalicioni final parazgjedhor me të cilin do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme.

Mickoski theksoi se prioritetet kryesore të partive - anëtare të koalicionit "Maqedonia juaj" janë zhvillimi i ekonomisë, rritja ekonomike, investimet vendore dhe të huaja, si kusht për hapjen e vendeve të reja të punës dhe jetë më të mirë për qytetarët, janë prioritete të larta të partive - anëtare të koalicionit "Maqedonia juaj".

"Luftë e padyshimtl dhe e vendosur kundër korrupsionit dhe reduktim i burokracisë së gjerë janë sfida jonë kryesore, sepse besojmë fort se drejtësia në shoqëri është parakusht themelor për zhvillimin e gjithanshëm të atdheut. Nga aty, thellësisht të vetëdijshëm për koalicionin "Maqedonia Juaj" obligohet që me ashpërsi, drejtësi dhe parime do të iniciojmë dhe mbështesim veprime të sundimit të ligjit që duhet të kthejnë besimin e lëkundur të qytetarëve në institucionet e pushtetit shtetëror. Koncepti bazë për zhvillimin e iniciativës private është respektimi i lirisë ekonomike dhe zhvillimi i krijimtarisë së personit. Ne angazhohemi të gjenerojmë politika të reja për financimin e ndërtimit të rrugëve ndërkombëtare dhe lokale, korridoreve hekurudhore, termocentraleve, sistemeve të gazsjellësit, linjave të transmetimit, shkollave, spitaleve dhe projekteve të tjera infrastrukturore", tha Mickoski.

Sipas Mickoskit, koalicioni manifeston një vendosmëri të qartë, të palëkundur dhe të vendosur për zbatimin e reformave që, siç tha ai, do të sigurojnë rritje ekonomike dhe përparim afatgjatë të Maqedonisë.

Ai apelon për dalje masive në zgjedhje sepse, siç tha, mosdalja do të thotë mbështetje ndaj pushtetit të papërgjegjshëm dhe kriminal.

Siç paralajmëroi Mickoski, VMRO-DPMNE dhe koalicioni nesër do të mbajnë Konventë për prezantimin e kandidatëve për deputetë, të cilët dje ishin të konfirmuara në seancat e Komitetit ekzekutiv dhe qendror të partisë. mb/

Foto: MIA/VMRO-DPMNE

QËNDRONI TË LIDHUR