• e diel, 22 dhjetor 2024

VMRO-DPMNE më 11 janar do të bisedojë për kandidatët për ministra dhe zëvendësministra, paralajmëroi Mickoski

VMRO-DPMNE më 11 janar do të bisedojë për kandidatët për ministra dhe zëvendësministra, paralajmëroi Mickoski

 Shkup, 7 janar 2024 (MIA)  - VMRO-DPMNE më 11 janar do të ketë Komitetin Ekzekutiv dhe Komitetin Qendror të partisë, në të cilin do të bisedohet për kandidatët për ministra dhe zëvendësministra, pas së cilës do të bëhen të ditur emrat, paralajmëroi lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.

I pyetur nëse VMRO-DPMNE do të votonjë për qeverinë teknike, Mickoski tha se qëndrimi i tij është i qartë dhe do t'ia bëjë të ditur komitetit qendror dhe ekzekutiv të partisë. 

"Talat Xhaferi nuk e meriton mbështetjen e VMRO-DMNE-së dhe do të përmbahemi nga votimi", tha Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve para Katedrales në Shkup, ku mori pjesë në liturgjinë solemne hyjnore me rastin e Krishtlindjeve. 

 Për anëtarët e KSHZ-së, Mickoski tha se po e analizojnë gjendjen.

"Po e analizojmë gjendjen. Nuk duam të lëmë të egërsohen Spasovski, Kovaçevski, Zeçeviqin, Mariçiqi, Ahmeti, Bujar Osmani, Artan Grubi dhe të tjerët  dhe për këtë do të mendojmë shumë mirë se si do të sillemi në periudhën në vijim", tha Mickoski 

 Mickoski, gjithashtu, tha se ende nuk ka marrë ftesë për takim të liderëve.

Lidhur me zhvillimet në M-NAV, Mickoski tha se nëse një "grup i tillë bandit" do të kishte hyrë në aeroportin në Uashington, Paris apo Berlin, deri tani do të ishin "arrestuar apo likuiduar". 

 I pyetur se si e vlerëson fillimin e vitit, Mickoski tha se nuk dëshiron të përgjigjet në pyetje të tilla dhe porositi se "duhen ndryshime".

 Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR